Prokuroria në Prizren vazhdon “hetimet e zgjeruara” ndaj grupit të dytë të të dyshuarve për manipulimin e votave

Prokuroria në Prizren vazhdon “hetimet e zgjeruara” ndaj grupit të dytë të të dyshuarve për manipulimin e votave

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se lidhur me dyshimet për manipulim të votave po vazhdojnë hetimet e zgjeruara për grupin e dytë të dyshuarve në Prizren. Prokuroria shton se pas intervistimit të të dyshuarve do të lëshojnë komunikatë me detaje shtesë. Komunikata e plotë: Prizren, 29 Janar 2026 – Prokuroria Themelore në Prizren njofton […]

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se lidhur me dyshimet për manipulim të votave po vazhdojnë hetimet e zgjeruara për grupin e dytë të dyshuarve në Prizren.

Prokuroria shton se pas intervistimit të të dyshuarve do të lëshojnë komunikatë me detaje shtesë.

Komunikata e plotë:

Prizren, 29 Janar 2026 – Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, si dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), respektivisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren, po vazhdojnë hetimet e zgjeruara lidhur me grupin e dytë të dyshuarve në Prizren.

Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parashikuara në Kapitullin XVIII lidhur me shkeljen e të drejtave të votimit dhe Kapitullit XXXIII Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Duke marrë parasysh interesimin e madh të mediave, Prokuroria Themelore në Prizren njofton se gjatë ditës, pas intervistimit të të dyshuarve në polici, do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore./Periskopi/

Të ngjashme
Ish-kryediplomati norvegjez: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është e mundur, por mbeten sfida në Kosovë

Ish-kryediplomati norvegjez: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është e mundur, por mbeten sfida në Kosovë

Gjini mbështet nismën e IKD-së: Keqpërdorimi i parasë publike për fushata duhet të dënohet me ligj

Gjini mbështet nismën e IKD-së: Keqpërdorimi i parasë publike për fushata duhet të dënohet me ligj

BE-ja e gjobit Google me 890 milionë euro

BE-ja e gjobit Google me 890 milionë euro

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Videoja bëhet virale, burri pas Trumpit imiton gjestet e presidentit gjatë tubimit

Videoja bëhet virale, burri pas Trumpit imiton gjestet e presidentit gjatë tubimit

Bilanc tragjik nga Ebola në Kongo mbi 1000 viktima, rritet shqetësimi për përhapjen

Bilanc tragjik nga Ebola në Kongo mbi 1000 viktima, rritet shqetësimi për përhapjen

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Shkoi për pushime, 75-vjeçari humb jetën në plazhin e Orikumit

Shkoi për pushime, 75-vjeçari humb jetën në plazhin e Orikumit

Nuk i kishte deklaruar mbi 172 mijë euro, Shpend Ahmeti mundohet të arsyetohet: Ishin ndihmë nga familja

Nuk i kishte deklaruar mbi 172 mijë euro, Shpend Ahmeti mundohet të arsyetohet: Ishin ndihmë nga familja

Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova të aksidentit tragjik të vitit 2021

Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova të aksidentit tragjik të vitit 2021

Burg për komentin kërcënues ndaj Hysni Gucatit, Gjykata jep vendimin

Burg për komentin kërcënues ndaj Hysni Gucatit, Gjykata jep vendimin

Rrënimi i shtëpisë në Rrugën A, ndalohet vëllai i pronarit

Rrënimi i shtëpisë në Rrugën A, ndalohet vëllai i pronarit

Zbulohet data kur do të zyrtarizohet Zidane si trajner i ri i Francës

Zbulohet data kur do të zyrtarizohet Zidane si trajner i ri i Francës