Paraburgim për katër të arrestuarit në rastin e BSK-së, 35 të tjerëve u caktohet masa e paraqitjes në Polici

Paraburgim për katër të arrestuarit në rastin e BSK-së, 35 të tjerëve u caktohet masa e paraqitjes në Polici

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj katër të arrestuarve në rastin e njohur si rasti i BSK-së, ndërsa ndaj 35 të pandehurve të tjerë është caktuar masa e paraqitjes së rregullt në stacion policor. Në paraburgim janë dërguar Sami Mazreku, Valon Berisha, Florent Sylejmani dhe Yll Çollaku, të […]

Në paraburgim janë dërguar Sami Mazreku, Valon Berisha, Florent Sylejmani dhe Yll Çollaku, të dyshuar për keqpërdorim të besimit, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe falsifikim dokumentesh, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi.

Aktvendimin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” dhe i njëjti është nënshkruar nga gjyqtari i procedurës paraprake, Fatmir Krasniqi.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale në kundërshtim me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa masa e paraburgimit do të zgjasë deri më 8 shkurt 2026, duke u llogaritur nga momenti i arrestimit më 8 janar.

Ndërkohë, ndaj 35 të pandehurve të tjerë gjykata ka caktuar masa sigurie, përfshirë paraqitjen e detyrueshme në Polici dhe, për disa prej tyre, edhe ndalimin e afrimit ndaj personave apo vendeve të caktuara.

Ankesa ndaj këtij aktvendimi nuk e pezullon ekzekutimin e masave të caktuara nga gjykata.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar se Prokuroria Themelore në Prizren kishte dorëzuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazrekut, dhe ish-drejtorit të Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit, Valon Berisha, si dhe Florent Sylejmanit e Yll Çollakut. Kurse ndaj 35 të tjerëve ka kërkuar masën e paraqitjes në Polici.

Mazreku dhe Berisha bashkë me të dyshuarit tjerë u arrestuan mëngjesin e 8 janarit në një aksion të Prokurorisë Themelore të Prizrenit që ishte udhëhequr nga kryeprokurori Petrit Kryeziu. Dëmi pretendohet të jetë mbi 1 milion euro.

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) kishte njoftuar se se rasti i cili po trajtohet nga Prokuroria Themelore në Prizren është iniciuar nga vetë BKS-ja në cilësinë e palës së dëmtuar.

Ish-drejtori i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit, Valon Berisha, dyshohet të ketë përfituar kundërligjshëm para nga qytetarë të cilët ishin rimbursuar në emër të sigurimeve me shuma dhjetëra mijë euro.

Sipas kërkesës së Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, mes të dyshuarve kryesorë janë Sami Mazreku dhe Valon Berisha, të cilët gjatë periudhës 22 korrik 2022 – 9 tetor 2023, në pozitat drejtuese në BKS, dyshohen se kanë kryer një sërë transaksionesh bankare të paautorizuara, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme. Transaksionet e dyshuara përfshijnë shumën prej 4,641 euro deri mbi 8,500 euro për kompensim të supozuar të dëmeve nga aksidentet e trafikut për persona që paraprakisht kishin marrë kompensim, duke shkaktuar kështu dëm të drejtpërdrejtë për BKS-në.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se 39 persona janë arrestuar në aksionin për keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).

Ai në një konferencë për medie kishte deklaruar se dëmi vlerësohet të jetë 1 milion e 43 mijë euro, derisa shtoi se cak i hetimeve ishin edhe ish-drejtori i BKS-së, Sami Mazreku dhe ish-drejtori i Financave, Valon Berisha, të cilët po ashtu janë në mesin e të arrestuarve./Periskopi/

Të ngjashme
Tentim vrasje në Sheshin “Skënderbeu”, një person theret me thikë në shpinë

Tentim vrasje në Sheshin “Skënderbeu”, një person theret me thikë në shpinë

Tetë vjet pa Adem Demaçin

Tetë vjet pa Adem Demaçin

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Aksident në Zonën Industriale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar

Aksident në Zonën Industriale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar

Joshua paralajmëron Furyn pas fitores ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën

Joshua paralajmëron Furyn pas fitores ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën

Fluks i ulët në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta

Fluks i ulët në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta

Kosova mbetet e vetmja pa status kandidati për BE, aplikimi në pritje që nga viti 2022

Kosova mbetet e vetmja pa status kandidati për BE, aplikimi në pritje që nga viti 2022

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Kthehet Anthony Joshua, mposht Kristian Prengën në raundin e dytë

Kthehet Anthony Joshua, mposht Kristian Prengën në raundin e dytë

Momenti kur Anthony Joshua e nokautoi Kristian Prengën në raundin e dytë

Momenti kur Anthony Joshua e nokautoi Kristian Prengën në raundin e dytë

Makina hyn në turmën e njerëzve në Berlin, nuk dihet numri i të lënduarve

Makina hyn në turmën e njerëzve në Berlin, nuk dihet numri i të lënduarve

Të shtëna me armë zjarri në Laç të Shqipërisë, plagoset 22-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Laç të Shqipërisë, plagoset 22-vjeçari

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim