Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme

Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme

Kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati, ka njoftuar se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në këtë komunë pas vërshimeve që ndodhën sot atje. “Që nga orët e mesnatës, Komuna jonë po përballet me një situatë të rënduar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona […]

Kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati, ka njoftuar se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në këtë komunë pas vërshimeve që ndodhën sot atje.

“Që nga orët e mesnatës, Komuna jonë po përballet me një situatë të rënduar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të territorit tonë. Si Kryetar i Komunës, që nga momentet e para jam në terren bashkë me ekipet emergjente të shpëtimit, strukturat komunale, zjarrfikësit dhe Policinë e Kosovës, duke monitoruar nga afër situatën dhe duke koordinuar veprimet për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve”, ka deklaruar ai.

Kastrati theksoi se fatkeqësisht, vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, rrugë, prona private, toka bujqësore dhe objekte të ndryshme, duke krijuar vështirësi serioze për shumë familje.

“Për këtë situatë të rëndë, shpreh keqardhjen time më të thellë dhe solidaritetin e plotë me të gjithë qytetarët e prekur. Dua të falënderoj të gjitha ekipet emergjente, zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe vullnetarët, të cilët pa u lodhur, në kushte të vështira dhe me përkushtim të lartë profesional, janë duke punuar pa ndërprerë për menaxhimin e situatës dhe ofrimin e ndihmës aty ku ka nevojë”, theksoi Kastrati.

Kreu i Malishevës, iu bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin zonat e rrezikuara, të respektojnë udhëzimet e institucioneve përgjegjëse dhe të bashkëpunojnë me ekipet në terren.

“Komuna e Malishevës do të vazhdojë të jetë në gatishmëri të plotë derisa situata të stabilizohet dhe më pas do të angazhohemi maksimalisht për vlerësimin e dëmeve dhe përkrahjen e familjeve të prekura”, shtoi kreu i Malishevës./Periskopi/

Vërshimet në Kosovë, situata në Malishevë është stabile

Të ngjashme
Rritet interesimi për Universitetin e Prishtinës, mbi 1 mijë aplikantë më shumë se vitin e kaluar

Rritet interesimi për Universitetin e Prishtinës, mbi 1 mijë aplikantë më shumë se vitin e kaluar

Kryetari i Berlinit: Ishte sulm i dyshuar islamist ndaj demokracisë sonë liberale

Kryetari i Berlinit: Ishte sulm i dyshuar islamist ndaj demokracisë sonë liberale

Ministri francez për Evropën vjen nesër në Kosovë

Ministri francez për Evropën vjen nesër në Kosovë

Kurti pas homazheve te memoriali i policëve të rënë në detyrë: Kosova është më e sigurt se kurrë

Kurti pas homazheve te memoriali i policëve të rënë në detyrë: Kosova është më e sigurt se kurrë

Përplasja e makinës me turmën në Berlin, bilanci: 1 i vdekur dhe 16 të lënduar – publikohet foto e të dyshuarit

Përplasja e makinës me turmën në Berlin, bilanci: 1 i vdekur dhe 16 të lënduar – publikohet foto e të dyshuarit

Inflacioni në rritje, ekspertët kërkojnë masa urgjente për zbutjen e krizës

Inflacioni në rritje, ekspertët kërkojnë masa urgjente për zbutjen e krizës

Tensione në kufirin e NATO-s, Rumania rrëzon tre dronë për tri ditë

Tensione në kufirin e NATO-s, Rumania rrëzon tre dronë për tri ditë

Joshua pas fitores ndaj Prengës: E kisha planifikuar nokautin, por ai më befasoi

Joshua pas fitores ndaj Prengës: E kisha planifikuar nokautin, por ai më befasoi

Tetë vjet pa Adem Demaçin, Hamza: Mbrojtësi më i madh i dinjitetit kombëtar

Tetë vjet pa Adem Demaçin, Hamza: Mbrojtësi më i madh i dinjitetit kombëtar

Shtohet fluksi i automjeteve nëpër kufijtë e Kosovës, pritje e kolona të gjata në disa pikëkalime

Shtohet fluksi i automjeteve nëpër kufijtë e Kosovës, pritje e kolona të gjata në disa pikëkalime

Dita e policëve të rënë në detyrë, Haradinaj: Sakrifica e tyre, themel i shtetin tonë

Dita e policëve të rënë në detyrë, Haradinaj: Sakrifica e tyre, themel i shtetin tonë

278 kërkesa për ta ndjekur aktgjykimin e madh në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK’së

278 kërkesa për ta ndjekur aktgjykimin e madh në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK’së

Krerët e shtetit bënë homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë

Krerët e shtetit bënë homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë