Kuvendi i LDK-së po i vazhdon punimet me dyer të mbyllur – Cili do të jetë fati i Abdixhikut?

Kuvendi i LDK-së po i vazhdon punimet me dyer të mbyllur – Cili do të jetë fati i Abdixhikut?

Aktualisht po mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së, derisa pritet që kryetari Lumir Abdixhiku të kërkojë votëbesimin e delegatëve, pas rezultatit zhgënjyes të partisë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, shkruan Periskopi. Kuvendi para vetes kishte pesë pika për shqyrtim dhe fjalimin e Abdixhikut e pasoi hapja e debatit, e cila u mbyll për media. Pas […]

Kuvendi para vetes kishte pesë pika për shqyrtim dhe fjalimin e Abdixhikut e pasoi hapja e debatit, e cila u mbyll për media.

Pas kësaj pike, në rend është shqyrtimi dhe votimi sipas nenit 27 pika 1 te Statutit te LIDK-së dhe përfundimi i punimeve të Kuvendit.

Gjatë fjalimit të tij gati njëorësh, Abdixhiku e ofroi dorëheqjen e tij për shqyrtim te delegatët e Kuvendit.

“Me përgjegjësi të plotë morale e politike, ia ofroj për shqyrtim Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time nga detyra e kryetarit për ta vendosur përballë këtij Kuvendi çështjen e votëbesimit. Nuk e bëj këtë për të shmangur përgjegjësinë, por për ta përmbushur si detyrim moral. S’e bëj këtë për të krijuar krizë. Prandaj, ju pyes çfarë dëshironi të bëni me mua si kryetar dhe me të ardhmen e kësaj partie? Çfarëdo vendimi që merrni unë do ta respektoj me qetësi, me dinjitet dhe me plot besim”, tha ai gjatë fjalës para Kuvendit.

Gjatë fjalimit, Abdixhiku pati kritika për “sulme” ndaj tij edhe brenda partisë, ndërsa tha se në “LDK-në demokratike”, kryetari është gjithmonë tabelë qitje meqë është “i ndryshueshëm”. Ai bëri thirrje që të ringritet LDK-ja me unitet dhe pa përçarje.

Në fund të fjalimit, për Abdixhikun pati duartrokitje nga bashkëpartiakët e tij, të cilët u ngritën edhe në këmbë, por jo të gjithë.

Të ulur në rreshtin e parë Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti e Arben Gashi, nuk u ngritën fare për Abdixhikun. Të tre kanë qenë kritikë për të pas rezultatit të dobët që mori kjo parti më 28 dhjetor./Periskopi/

 

Të ngjashme
ShBA nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite

ShBA nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës në mëngjesin e sotëm

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës në mëngjesin e sotëm

Testi i drogës, deputetja Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Testi i drogës, deputetja Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Vazhdon gjykimi për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, gjashtë të akuzuarit para drejtësisë

Vazhdon gjykimi për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, gjashtë të akuzuarit para drejtësisë

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Tiranë, betonierja hyn me shpejtësi në rreth, godet veturën dhe bie nga lartësia

Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Tiranë, betonierja hyn me shpejtësi në rreth, godet veturën dhe bie nga lartësia

Kolona në kufi, mërgimtarët presin deri në një orë për të dalë nga Kosova

Kolona në kufi, mërgimtarët presin deri në një orë për të dalë nga Kosova

Arrestimet në MPB, Prokuroria: Dyshohet se përfituan duke lëshuar jashtëligjshëm leje qëndrimi

Arrestimet në MPB, Prokuroria: Dyshohet se përfituan duke lëshuar jashtëligjshëm leje qëndrimi

‘Dallaveret’ me leje qëndrimi në MPB: Tri gra në mesin e të arrestuarve, i katërti shtetas i huaj

‘Dallaveret’ me leje qëndrimi në MPB: Tri gra në mesin e të arrestuarve, i katërti shtetas i huaj

“Burgim i përjetshëm”, Maduro përsëri para gjykatës në Nju Jork

“Burgim i përjetshëm”, Maduro përsëri para gjykatës në Nju Jork

Ronaldo drejt lamtumirës nga Portugalia, ndeshja me Uellsin pritet të jetë e fundit

Ronaldo drejt lamtumirës nga Portugalia, ndeshja me Uellsin pritet të jetë e fundit

Nesër mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Muhamet Likës

Nesër mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Muhamet Likës