Janina Ymeri: Qeveria po zhvat xhepin e qytetarëve për shkak të keqmenaxhimit total të sektorit energjetik

Janina Ymeri: Qeveria po zhvat xhepin e qytetarëve për shkak të keqmenaxhimit total të sektorit energjetik

Eksperta e energjisë, Janina Ymeri, ka komentuar për Periskopin rritjen e propozuar të çmimit të energjisë elektrike prej 21% nga KESCO për vitin 2026. Sipas Ymerit, është e nevojshme të shihen dokumentet e konsultimeve publike për të kuptuar bazën e rritjes. “Duhet me pa dokumentet e konsultimeve publike për me pa vlerësimin me rritjen 21%. […]

Sipas Ymerit, është e nevojshme të shihen dokumentet e konsultimeve publike për të kuptuar bazën e rritjes.

“Duhet me pa dokumentet e konsultimeve publike për me pa vlerësimin me rritjen 21%. Megjithatë kjo përqindje nuk zvogelohet tej mase se KESCO e din çfarë shpenzime i pranohen dhe po reflekton importin.”, tha Ymeri për Periskopin.

Ajo thekson se, edhe pse rritja mund të ketë justifikim si reflektim i importit, shkak për situatën aktuale është keqmenaxhimi i sektorit energjetik.

“Si reflektim i importit po ka bazë për rritje çmimi të rrymës, por pse ka ndodhur kjo është keqmenaxhim i sektorit të energjisë elektrike duke filluar nga ZRRE, KEDS, KOSTT, KESCO, KEK përfshirë edhe Ministrinë e Ekonomisë.”, është shprehur tutja ajo.

Ymeri kritikon gjithashtu qeverinë për kostot shtesë duke thënë se po zhvat xhepin e qytetarit.

“Qeveria jo vetëm se ka dështuar në menaxhimin e sektorit energjetik, por edhe po zhvat xhepin tonë vit pas viti me kosto shtesë jete.”, tha Ymeri.

Nëse ZRRE-ja e aprovon këtë kërkesë, kjo do të jetë hera e tretë në katër vjetët e fundit që rritet çmimi i rrymës.

Hera e parë ku është ngritur çmimi ka qenë viti 2023. Aso kohe ZRRE-ja pati aprovuar rritjen e çmimit për 15 për qind.

Kurse për herë të dytë çmimi i rrymës është ngritur vitin 2025, kur ZRRE pat vendosur se çmimi te ngritët për 16.1 për qind./ALBINA ZARIQI-PERISKOPI/

KESCO propozon rritje të çmimit të rrymës rreth 21%

 

Të ngjashme
Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Shkoi për pushime, 75-vjeçari humb jetën në plazhin e Orikumit

Shkoi për pushime, 75-vjeçari humb jetën në plazhin e Orikumit

Nuk i kishte deklaruar mbi 172 mijë euro, Shpend Ahmeti mundohet të arsyetohet: Ishin ndihmë nga familja

Nuk i kishte deklaruar mbi 172 mijë euro, Shpend Ahmeti mundohet të arsyetohet: Ishin ndihmë nga familja

Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova të aksidentit tragjik të vitit 2021

Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova të aksidentit tragjik të vitit 2021

Burg për komentin kërcënues ndaj Hysni Gucatit, Gjykata jep vendimin

Burg për komentin kërcënues ndaj Hysni Gucatit, Gjykata jep vendimin

Rrënimi i shtëpisë në Rrugën A, ndalohet vëllai i pronarit

Rrënimi i shtëpisë në Rrugën A, ndalohet vëllai i pronarit

Zbulohet data kur do të zyrtarizohet Zidane si trajner i ri i Francës

Zbulohet data kur do të zyrtarizohet Zidane si trajner i ri i Francës

Nga fletushkat në Kaçanik te rasti i dhunimit: Bashkëshortja e Muhamet Likës përmend rastet që ai kishte hetuar

Nga fletushkat në Kaçanik te rasti i dhunimit: Bashkëshortja e Muhamet Likës përmend rastet që ai kishte hetuar

Ambasada britanike kërkon riintegrim të serbëve në sistemin e drejtësisë: Jemi të shqetësuar nga zhvillimet e kësaj jave

Ambasada britanike kërkon riintegrim të serbëve në sistemin e drejtësisë: Jemi të shqetësuar nga zhvillimet e kësaj jave

Rreth 12,000 njerëz evakuohen për shkak të zjarreve në Francë

Rreth 12,000 njerëz evakuohen për shkak të zjarreve në Francë

Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

“Ta q* familjen e k**vës” : Mëngjes i trazuar në Prishtinë, momenti kur dy vajza godasin veturën dhe pronari për pak sa nuk i shkel

“Ta q* familjen e k**vës” : Mëngjes i trazuar në Prishtinë, momenti kur dy vajza godasin veturën dhe pronari për pak sa nuk i shkel

Caktohen datat paraprake për seancat në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për veprat kundër administrimit të drejtësisë

Caktohen datat paraprake për seancat në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për veprat kundër administrimit të drejtësisë