“Faleminderit PSG-së, nënës dhe Messit që më mësuan të ëndërroj” – fjalët e Dembeles pasi fitoi Topin e Artë

“Faleminderit PSG-së, nënës dhe Messit që më mësuan të ëndërroj” – fjalët e Dembeles pasi fitoi Topin e Artë

Ousmane Dembele është kurorëzuar me Topin e Artë, duke hyrë në mesin e emrave më të mëdhenj të futbollit botëror. Sulmuesi i PSG-së pranoi çmimin nga legjenda braziliane Ronaldinho, në një mbrëmje magjike ku emocionet e tij nuk munguan. “Faleminderit të gjithëve. Është e pabesueshme ajo që më ndodhi. Jam pa fjalë. Ka qenë një […]

Sulmuesi i PSG-së pranoi çmimin nga legjenda braziliane Ronaldinho, në një mbrëmje magjike ku emocionet e tij nuk munguan.

“Faleminderit të gjithëve. Është e pabesueshme ajo që më ndodhi. Jam pa fjalë. Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm me PSG-në dhe kam përjetuar gjëra të mrekullueshme. Të fitosh këtë trofe dhe që Ronaldinho të ma dhurojë është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh Dembele.

Ai vlerësoi në veçanti klubin parisien dhe trajnerin Luis Enrique, pasi ka arritur kulmin me PSG-në

“Dua të falënderoj PSG-në, që më mori në vitin 2023. Presidentin, të gjithë ekipin dhe stafin që janë si një familje e mrekullueshme. Luis Enrique është bërë si një baba për mua, ai ka qenë shumë i rëndësishëm për karrierën time. Faleminderit edhe të gjithë shokëve të skuadrës, sepse ky është një çmim individual, por në fakt e fitojmë të gjithë si ekip”, deklaroi francezi.

Dembele nuk harroi as etapat e tjera të karrierës së tij, duke i falënderuar edhe klubet ku ka luajtur.

“Faleminderit Rennes, Dortmundit dhe Barcelonës, klubit që gjithmonë kam ëndërruar të luaj. Aty pata mundësinë të mësoja nga lojtarë si Messi dhe Iniesta. Kam punuar gjithmonë për ekipin për të fituar trofe të mëdhenj, si Liga e Kampionëve dhe Ligue 1. Tani, ta çoj në shtëpi këtë trofe është e pabesueshme”, nënvizoi ai.

Francezi e përmbylli fjalimin me një mesazh të ngrohtë për njerëzit më të afërt.

“Faleminderit familjes sime, nënës sime, agjentit tim dhe shokut tim më të mirë që ka qenë gjithmonë pranë meje. Ky trofe është edhe i tyre”, përfundoi ai.

Ky triumf i Dembeles vjen pas një sezoni të madh me PSG-në, ku ai ishte vendimtar në sukseset vendore dhe evropiane të klubit./Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova