Fituesit zgjidhen deri në 2 qershor, mbi 200 mijë aplikime për një biletë në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Mbi 200 mijë aplikime për të parë nga afër ndeshjen e 7 qershorit Shqipëri-Serbi. Kur na ndajnë dhe pak ditë nga kjo supersfidë, tifozët kuqezi tani janë në ankth nëse do të kenë fatin për të qenë fitues të një biletë në Arenën Kombëtare. Aplikimet tanimë janë mbyllur dhe tani ka nisur procesi përzgjedhjes elektronike […]

Aplikimet tanimë janë mbyllur dhe tani ka nisur procesi përzgjedhjes elektronike të fituesve. Me anë të një postimi, Federata shqiptare e futbollit njoftoi se të gjithë tifozët që me anë të shortit janë përzgjedhur si fitues, do të marrin në email, një kod unik me anë të të cilit më pas mund të bëjnë dhe pagesën online.

Pas kësaj, bileta do të jetë e personalizuar me emër dhe mbiemër, dhe në hyrje të stadiumit, Policia e Shtetit do të verifikojë ID-të me të dhënat e biletës, përcjell Periskopi.

Fituesit e parë janë zgjedhur dhe në internet ka nisur që tani ai që quhet tregu i zi. Bileta që blihen për një shumë të caktuar lekësh dhe shiten 4 apo 5 fish më shumë.

Sipas njoftimit në FSHF, fituesi ka mundësinë që vetëm një herë të mund ta trensferojë biletën e tij në një emër tjetër.

Nga data 31 maj deri më 2 qershor do të jetë shorti elektronik që përzgjedh në mënyrë krejtësisht rastësore aplikuesit që do të fitojnë të drejtën për të blerë biletë. (A2 Televizion)

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova