Zelensky pas bisedës me Trump: Nuk do të ketë ultimatume, nuk dorëzojmë tokën tonë

Zelensky pas bisedës me Trump: Nuk do të ketë ultimatume, nuk dorëzojmë tokën tonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se ka zhvilluar një bisedë të dytë me presidentin amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit kishte komunikuar me presidentin rus Vladimir Putin për mundësinë e përfundimit të luftës. Gjatë deklaratës së tij, Zelensky theksoi qëndrimin e palëkundur të Kievit për të mos tërhequr trupat nga territoret e […]

Gjatë deklaratës së tij, Zelensky theksoi qëndrimin e palëkundur të Kievit për të mos tërhequr trupat nga territoret e pushtuara.

“Ne nuk do t’i tërheqim trupat tona nga territoret tona, është detyra ime kushtetuese, e forcave tona. Nuk do të ketë ultimatume, askush nuk do të dorëzojë tokat e veta, njerëzit e shtëpitë e veta. Nuk e di se cilat janë parimet e memorandumit të përmendur nga Putini, por nëse Rusia vendos kushte për tërheqjen e trupave tona nga toka jonë – kjo do të thotë se ata nuk duan që lufta të mbarojë. Sepse ata e kuptojnë qartë se Ukraina nuk do ta bëjë këtë”, u shpreh Zelensky.

Sipas presidentit ukrainas, Trump beson se Rusia është e gatshme për kompromise dhe se nisja e negociatave të drejtpërdrejta midis Kievit dhe Moskës është prioritet për presidentin amerikan. Ai theksoi se një armëpushim do të ishte hapi i parë për të provuar vullnetin e vërtetë të Rusisë për paqe.

“Unë e kuptoj që SHBA-të e diskutuan këtë me Putinin, me palën ruse; se formati dypalësh mund të çojë në një memorandum, i cili më pas mund të krijojë një plan veprimi për t’i dhënë fund luftës, domethënë, në një marrëveshje. Një memorandum që do të mbështetej nga të gjitha ose të dyja vendet, i cili do të përfshinte edhe një armëpushim. Nuk kam dijeni për një gjë të tillë për momentin. Nëse Rusia propozon një memorandum, ne do të jemi në gjendje të formulojmë vizionin tonë”, deklaroi Zelensky./Periskopi/

Të ngjashme
Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin