Vardisja e fundit e Albin Kurtit ndaj LDK: Presidentin, kryetarin e Kuvendit ….

Vardisja e fundit e Albin Kurtit ndaj LDK: Presidentin, kryetarin e Kuvendit ….

Albin Kurti i ka nisur ofertën e fundit Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje, raporton Periskopi. Kurti po insiston se një koalicion VV – LDK – NISMA dhe komunitetet jo shumicë do të ishte ideal për vendin. Madje, lideri i VV`së Albin Kurti që doli me 42 për qind në zgjedhjet e 9 shkurtit, e […]

Kurti po insiston se një koalicion VV – LDK – NISMA dhe komunitetet jo shumicë do të ishte ideal për vendin.

Madje, lideri i VV`së Albin Kurti që doli me 42 për qind në zgjedhjet e 9 shkurtit, e ka ‘lëshuar’ dorën duke i ofruar partisë që drejtohet nga Lumir Abdixhiku LDK, një mal me poste goxha të rëndësishme.

Presidenti dhe kryetari i Kuvendit do t`i takonin Lidhjes Demokratike të Kosovës, në rast se këta të fundit do të pajtoheshin me ofertën e fundit që Kurti i ka bërë partisë e cila doli e treta në zgjedhjet e fundit.

Oferta e Kurtit nuk përfundon me kaq.

Fillimisht për LDK, Kurti është i gatshëm të jap këto dy pozita të larta shtetërore (Presidentin dhe kryetarin e Kuvendit) por që në bashkkëqeverisje, Lumir Abdixhikut, në rast të një ujdie, do t`i takonin edhe disa dikastere ministrore.

Një zyrtar i lartë i LDK`së i “autiorizuar” për bisedimet LDK – VV, ka konfirmuar për Periskopin lëvizjet dhe ofertat e Albin Kurtit ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Madje ka pasur një emërtim për këtë nismë.

“Tentativë bajate” i ka quajtur ky zyrtar i lartë i LDK`së, lëvzijet e Kurtit për një bashkëqeverisje Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, NIMSA dhe të tjerët.

Se do t`iu bënte qejfi fort Kurtit në rast se ndodh një skenar i tillë, ai nuk e ka fshehur as në paraqitjen e tij të fundit në RTK.

Ai madje gjatë kësaj interviste, i ka llogaritur votat e secilit subjekt politik, VV – LDK dhe NISMA, që do ta zgjidhte edhe çështjen e Presidentit.

“Koalicioni i duhur do të ishte VV-LDK- pakicat joserbe dhe do të bëhej 77. Madje nëse na shtohen edhe 3 të NISMA-s do të bëheshim 80. Pra, kjo besojmë se është rruga e duhur përpara. Nuk jam për qeveri tranzicionale që e lëjnë Kosovën pa Qeveri. Është pak e logjikshme, i pari me të tretin. Jo i pari i treti i dyti të gjithë bashkë”, ka thënë Kurti në RTK, në minutën e 24:34.

Kjo ofertë e Kurtit vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës për të 19 herë ka dështuar pë të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët.

Për seancat dhe procedurat gjatë këtyre seancave tashmë ka në gjykatën Kushtetuese një kërkesë nga AAK dhe disa deputetë të tjerë.

Në tentim për ta zgjidhur ngërçin politk ka pasur një takim mes presidentes së Kosoëvs Vjosa Osmani dhe liderët e partive politike, por që ky takim nuk prodhoi një situatë të re që do të zgjidhte bllokadën duke i hapur rrugë kështu konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë /Periskopi/

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Osmani: Mos-konstituimi i Kuvendit dëmtoi vendin për rreth 900 milionë euro, nuk u nënshkrua marrëveshja me BE-në

 

https://www.periskopi.com/en/Osmani–the-failure-to-constitute-the-assembly-damaged-the-country-by-about-900-million-euros–the-agreement-with-the-EU-was-not-signed./

Të ngjashme
Prizren: Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari

Prizren: Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari

Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi

Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë