Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se hetimet për masakrën e Dubravës janë drejt përfundimit, duke e cilësuar këtë rast si një ndër prioritetet kryesore që nga marrja e kompetencave nga EULEX për hetimin e krimeve të luftës. Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Speciale, Nora Luta, hetimet janë zhvilluar në dy drejtime. Aktualisht, në […]

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se hetimet për masakrën e Dubravës janë drejt përfundimit, duke e cilësuar këtë rast si një ndër prioritetet kryesore që nga marrja e kompetencave nga EULEX për hetimin e krimeve të luftës.

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Speciale, Nora Luta, hetimet janë zhvilluar në dy drejtime. Aktualisht, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë është në zhvillim e sipër procesi gjyqësor ndaj Gavrilo Milosavleviqit, i cili ndodhet në paraburgim. Ndërsa ka bërë të ditur se ky proces pritet të përfundojë brenda këtij muaji.

“Ndërsa në rastin tjetër, ndaj të gjithë të pandehurve, jemi në përfundim të hetimeve. Në këtë fazë kemi arritur të identifikojmë rreth 88 të pandehur dhe të intervistojmë mbi 400 dëshmitarë,” ka shkruar Luta në një postim në Facebook.

Ajo theksoi se deri më tani ka qenë e pamundur të ngrihet aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve, për shkak të kufizimeve ligjore të Kodit të mëparshëm të Procedurës Penale, i cili nuk e lejonte gjykimin në mungesë.

“Deri më tani ka qenë e pamundur të ngrihet një aktakuzë për të gjithë të dyshuarit, pasi Kodi i mëparshëm i Procedurës Penale nuk e ka mundësuar gjykimin në mungesë. Ndërsa gjykimi ndaj Milosavleviqit, i cili ndodhet në masën e paraburgimit, pritet të përfundojë brenda këtij muaji.

Prokuroria Speciale, në koordinim të plotë me hetuesit policorë, mbetet e përkushtuar në hetimin e krimeve të luftës”, ka shkruar tutje Luta./Periskopi/

Të ngjashme
Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi