Kurti e pranon që s’i ka votat, thotë se i ktheu sytë kah Osmani: Presidentja tha që duhet ta gjeni vet zgjidhjen

Kurti e pranon që s’i ka votat, thotë se i ktheu sytë kah Osmani: Presidentja tha që duhet ta gjeni vet zgjidhjen

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pranuar se nuk i ka numrat e mjaftueshëm për të formuar Qeverinë, raporton Periskopi. Kurti gjatë intervistës për transmetuesin publik u shpreh se i gjendur në ngërc politik, ka kërkuar mbështetje nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Kreu i VV-së, arsyetoi kandidimin e Haxhiut për kryetare të Kuvendit me […]

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pranuar se nuk i ka numrat e mjaftueshëm për të formuar Qeverinë, raporton Periskopi.

Kurti gjatë intervistës për transmetuesin publik u shpreh se i gjendur në ngërc politik, ka kërkuar mbështetje nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Kreu i VV-së, arsyetoi kandidimin e Haxhiut për kryetare të Kuvendit me votat e marra në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke thënë se është gruaja më e votuar nga të gjitha partitë.

”Albulena Haxhiu është deputetja femër më e votuar . Dhe me mbi 125 mijë vota është propozimi i duhur. 57 deputet ishin për Albulena Haxhiun, në mesin e tyre nuk janë vetëm të VV-së, Listës Guxo dhe Alternatives por ishin edhe 9-ntë deputet të pakicave. Duke e parë që nuk i kemi 61 vota, provuam që zgjidhjen të na jap presidentja, ajo tha që duhet ta gjeni vet zgjidhjen. Kaluam nga votim I hapur në atë të fshehtë ku 10-herë është refuzuar komisioni për votim të fshehtë…ajo cfarë po ndodh është e paprecedentë sepse po pamundësohet kuorumi. Nuk është emri i Albulena Haxhiut por tash kemi kundërshtimin për votimin e fshehtë. Në këtë situatë provova të mblidhesha me kryetarin e LDK-së, dhe PDK-së sepse edhe ata I kanë nënkryetarët në Kuvend.

Takimi trilateral përfundoi me bilateral. Nga LDK më thanë që nuk është vendi e koha për marrëveshje por duhet marrëveshje politike, andaj i ofrova koalicion që u refuzua mjaftë ashpër. Nëse opozita janë të sigurt që Albuelna nuk kalon, atëherë le ta provojmë me votë të fshehtë”, u shpreh Kurti./Periskopi/

Të ngjashme
REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”