VV kishte paralajmëruar ankesë për rivotimin me postë, në Supreme ankohet vetëm PDAK-LpB

VV kishte paralajmëruar ankesë për rivotimin me postë, në Supreme ankohet vetëm PDAK-LpB

Përkundër paralajmërimit nga Vetëvendosje se do të ankohen në Gjykatë Supreme, për rivotimin me postë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ende, raporton Periskopi. Gjykata Supreme ka pranuar 43 ankesa administrative nga subjektet politike kundër vendimeve të PZAP’së. Për 42 ankesa është vendosur, ndërsa ankesa e fundit është pranuar dje nga koalicioni PDAK-LpB në […]

Përkundër paralajmërimit nga Vetëvendosje se do të ankohen në Gjykatë Supreme, për rivotimin me postë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ende, raporton Periskopi.

Gjykata Supreme ka pranuar 43 ankesa administrative nga subjektet politike kundër vendimeve të PZAP’së.

Për 42 ankesa është vendosur, ndërsa ankesa e fundit është pranuar dje nga koalicioni PDAK-LpB në Ferizaj.

“Lidhur me kerkesen tuaj, ju njoftojme se Gjykata Supreme, lidhur me Zgjedhjet Nacionale, deri me sot ka pranuar gjithsej 43 ankesa administrative (AA) nga subjektet politike/kandidatët, kunder vendimeve te Panelit Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa- PZAP. Per 42 ankesa eshte vendosur, derisa ankesa e fundit e paraqitur nga PDAK-LPB në Ferizaj, kunder vendimit të PZAP-së, A.nr. 631/2025, e pranuar dje, me date 11 mars 2025, është në procedure për vendosje. Ankesa ka te beje me rezultatet e QNR-se, per votat e diaspores, me poste”, tha zëdhënësja e Supremes, Antigona Uka- Lutfiu për Gazetën Express.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ia kishte hedhur poshtë si të paafatshme kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për shfuqizimin dhe përsëritjen e votimit përmes postës në mërgatë të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.

Mirëpo me këtë vendim nuk është pajtuar Lëvizja Vetëvendosje.

Sami Kurteshi në mbledhjen e KQZ-së është shprehur se vendimi është arbitrar dhe kjo do të kundërshtohet nga VV.

Kurteshi ka thënë se ankesën do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Supreme.

VV me ngulm kërkon përsëritjen e votimit në mërgatë, Kurteshi: Do t’i drejtohemi Supremes

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin