UEFA reagon pas ankesave të Atleticos për penalltinë e Alvarez

UEFA reagon pas ankesave të Atleticos për penalltinë e Alvarez

Pas polemikave të krijuara nga penalltia e anuluar e Julián Álvarez në ndeshjen mes Real Madridit dhe Atlético Madridit në Ligën e Kampionëve, UEFA ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi vendimin e marrrë. Atlético Madrid kishte kontaktuar UEFA-n për të kërkuar shpjegime mbi incidentin, që çoi në anulimin e penalltisë së sulmuesit argjentinas. Sipas deklaratës […]

Pas polemikave të krijuara nga penalltia e anuluar e Julián Álvarez në ndeshjen mes Real Madridit dhe Atlético Madridit në Ligën e Kampionëve, UEFA ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi vendimin e marrrë.

Atlético Madrid kishte kontaktuar UEFA-n për të kërkuar shpjegime mbi incidentin, që çoi në anulimin e penalltisë së sulmuesit argjentinas. Sipas deklaratës së UEFA-s, VAR kishte ndërhyrë duke sinjalizuar arbitrin për një prekjet të dyfishtë të topit nga lojtari.

“Megjithëse kontakti ishte minimal, lojtari preku topin me këmbën mbështetëse para se ta godiste me këmbën ekzekutuese, siç tregohet edhe në pamjet filmike. Sipas rregullave aktuale, VAR-i kishte detyrimin të sinjalizonte arbitrin për ta anuluar golin”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.

Ky vendim ka shkaktuar debat mes tifozerive dhe analistëve të futbollit, duke ngritur pyetje mbi interpretimin e rregullave dhe ndërhyrjen e VAR-it në situata të tilla.

Për shkak të polemikave të krijuara, UEFA ka paralajmëruar se do të diskutojë me FIFA-n dhe IFAB-in mbi mundësinë e rishikimit të rregullit në raste kur prekje e dyfishtë është e paqëllimshme.

Kjo deklaratë lë hapur mundësinë e ndryshimeve të ardhshme në protokollet e arbitrimit, veçanërisht për situata të diskutueshme si kjo e Julián Álvarez. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë ndryshim në rregulloren ekzistuese dhe ndikimin e mundshëm në garat europiane të futbollit.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin