Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë dënime nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë dënime nga UEFA

Federata e Futbollit e Serbisë ka paguar mbi 2 milionë euro gjoba nga UEFA për shkelje të ndryshme të bëra nga tifozët serbë në stadiume.   Këto gjoba janë pasojë e thirrjeve anti-Kosovë, mesazheve diskriminuese dhe trazirave që janë regjistruar vazhdimisht gjatë ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe klubeve serbe.  Vetëm në pesë vitet e fundit, […]

Këto gjoba janë pasojë e thirrjeve anti-Kosovë, mesazheve diskriminuese dhe trazirave që janë regjistruar vazhdimisht gjatë ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe klubeve serbe. 

Vetëm në pesë vitet e fundit, UEFA ka ndarë gjoba prej 703 mijë euro për fyerje dhe diskriminim në tribuna. 

Federata e Futbollit e Serbisë ka njoftuar se këto gjoba janë bërë pothuajse të zakonshme për futbollin serb, duke theksuar se shumica e ekipeve kombëtare dhe klubeve kanë qenë të përfshira në incidente të tilla.  

Njoftimi i Federatës thekson se shikuesit janë paralajmëruar vazhdimisht për pasojat e veprimeve të papërgjegjshme, por megjithatë, incidentet vazhdojnë. 

Thirrjet anti-Kosovë dhe mesazhet politike janë të pranishme jo vetëm në futboll, por edhe në sporte të tjera si basketbolli.  

Tifozët serbë shpesh përdorin flamuj dhe banerë me mesazhe si “Kosova është Serbi” dhe “S’ka dorëzim”, duke krijuar një atmosferë tensioni në stadiume. 

Një nga rastet më të fundit të gjobave ishte gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, ku Federata u dënua me 259 mijë euro për trazira në tribuna.

Vetëm për incidentet në Zvicër, gjoba arriti në 119 mijë euro. Federata ka bërë thirrje për të shmangur incidente të reja, veçanërisht para ndeshjeve të rëndësishme si ajo kundër Austrisë në Vjenë dhe Shqipërisë në Beograd. 

Shqipëria dhe Serbia janë përsëri në të njëjtin grup në kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Ndeshja e parë ndërmjet tyre do të luhet më 7 qershor në Tiranë, ndërsa ndeshja e kthimit më 11 tetor në Beograd.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova