Plas sherri në Pejë: Theren me thikë dy persona, katër persona arrestohen

Plas sherri në Pejë: Theren me thikë dy persona, katër persona arrestohen

Një therrje me thikë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë. Policia njoftoi përmes një komunikate për shtyp se ishin njoftuar për një rrahje, ndërsa tha se tre persona të dyshuar u dërguan në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri u lirua në procedurë të rregullt pas intervistimit nga […]

Një therrje me thikë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Policia njoftoi përmes një komunikate për shtyp se ishin njoftuar për një rrahje, ndërsa tha se tre persona të dyshuar u dërguan në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri u lirua në procedurë të rregullt pas intervistimit nga hetuesit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datën 12.03.2025,   rreth orës: 23:00, është njoftuar  se në rrugën “Konferenca e Bujanit” nё Pejё, ka ndodhur njё rrahje. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur personat e dyshuar dhe viktima. Tё dyshuarit janё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ku deri te rrahja dyshohet se ka ardhur derisa tre (3) tё dyshuarit e kanё sulmuar tё dyshuarin e katёrt dhe viktimёn, me ç’rast i dyshuari i katёrt duke pёrdorur mjetin e mprehtë (thikё), ka therur me thikё dy nga tё dyshuarit tё cilёve iu ka shkaktuar lёndime trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, tre (3) nga tё dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa njёri nga të dyshuarit ёshtё liruar nё procedurё të rregullt”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik