Musliu i reagon Speciales për Thaçin: Gjykatë e turpit

Musliu i reagon Speciales për Thaçin: Gjykatë e turpit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur akt të turpshëm vendimin e Gjykatës Speciale për të mos e lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi në varrimin e babait të tij, Haxhiut. “DHOMAT E POLITIZUARA të Kosovës në Hagë, edhe njëherë po demonstron forcën në vend të drejtësisë duke e penguar djalin të marrë […]

“DHOMAT E POLITIZUARA të Kosovës në Hagë, edhe njëherë po demonstron forcën në vend të drejtësisë duke e penguar djalin të marrë pjesë në varrimin e babait të vet”, ka shkruar Musliu në Facebook.

“Kjo nuk është drejtësi, ky është një akt i turpshëm që dëshmon se sa larg mund të shkojë kjo gjykatë e cila po e turpëron drejtësinë në thelbin e saj”.

“Vendimi për të mos e sjellë Presidentin në varrim të babait të tij është edhe një provë shtesë se kjo gjykatë e turpit tonë kolektiv po abuzon me çdo vlerë njerëzore”.

Musliu ka kërkuar që parlamenti që e ka bërë të mundur Specialen ta zhbëjë atë.

“Asnjë gjykatë dhe asnjë gjykatës i shitur për interesa puro politike nuk do t’ia dalë të përbaltë çlirimtarët e kësaj toke”.

“Krenaria jonë do ta sfidon çdo prepotencë ndërkombëtare të kamufluar nën petkun e drejtësisë”

“Ka ardhë koha që organi që e bëri te mundur këtë fars të drejtësisë ndërkombëtare, ta çbëjë!”.

“Jemi me Ty, President! Zoti ta shtoftë durimin dhe të dhuroftë forcën për të përballuar dhimbjen për humbjen e babait tënd. Qëndro stoik siç ke qëndruar gjithmonë”.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj