Ia përmendi subvencionet e ndara për vëllain, Çeku paralajmëron padi ndaj Besian Mustafës

Ia përmendi subvencionet e ndara për vëllain, Çeku paralajmëron padi ndaj Besian Mustafës

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka paralajmëruar padi ndaj Besian Mustafës së LDK-së nëse ky nuk kërkon falje për një deklaratë të djeshme ku e akuzoi Çekun për ndarje të 257 mijë eurove për vëllain e tij, si dhe për nënshkrim të disa tenderëve në fund të mandatit. Çeku sot tha se deklarata […]

Çeku sot tha se deklarata e Mustafës përbën shpifje dhe e akuzoi atë se ka në qëllim dëmtimin e integritetit të tij.

“I nderuar Besian Mustafa, Dje, në faqen tënde në Facebook ke publikuar një deklaratë publike / status, që përmban të pavërteta, respektivisht shpifje që kanë për qëllim dëmtimin e integritetit tim. Pretendimet e tua për “hall financiar” në lidhje me procedurat e stadiumeve dhe për “subvencione për vëllain tim” janë tërësisht të pavërteta. Bazuar në Ligjin Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, të ftoj që të tërheqësh deklaratën tënde dhe të kërkosh falje publike. Nëse nuk e bën tërheqjen dhe kërkimfaljen brenda shtatë ditësh, pra deri më datën 20 mars 2025, unë do të dorëzoj padi për shpifje në gjykatën kompetente”, ka shkruar Çeku.

Mustafa dje në një postim në Facebook kishte pyetur Çekun “çfarë halli financiar” kishte për nënshkrimin e “56 milionë euro tendera në nëntor 2024, në fund të mandatit 4 vjeçar”.

“Hajrulla, a po na tregon qysh i ke nënshkru’ 56 milionë euro tendera në nëntor 2024, në fund të mandatit 4 vjeçar? Çka ke kaq urgjente? Nuk ndërtohen 4 stadiume për 4 muaj… çfarë halli financiar pate? A po na tregon qysh ia ndave 257 mijë euro subvencione vllaut tënd? A i keni fitu 48 mandate Hajrulla me formu’ qeverinë apo me i bà analizë sintaksës, drejtshkrimit e bukurshkrimit të Lumirit? Neve na ke në qato pozicione që kemi thënë para, gjatë e pas fushatës”, ka shkruar Mustafa.

Çeku paraprakisht i kishte reaguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për deklaratën e tij se pa pozitën e kryeministrit nuk hyjnë në koalicion me partitë opozitare, ndërsa po ashtu Abdixhiku e ka përjashtuar edhe një koalicion të mundshëm me partinë fituese, Vetëvendosje.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot