Hoxha e Shehu: Ndeshja ndaj Anglisë e vështirë, por ne do të japim maksimumin tonë

Hoxha e Shehu: Ndeshja ndaj Anglisë e vështirë, por ne do të japim maksimumin tonë

Kombëtarja shqiptare nisi sot zyrtarisht grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2026. Futbollistët kuqezi Arbër Hoxha dhe Julian Shehu dolën në një konferencë shtypi, ku treguan emocionet e tyre dhe pritshmëritë për sfidat që e presin ekipin kombëtar. Arbër Hoxha e cilësoi sfidën e parë të Shqipërisë në kualifikueset e […]

Futbollistët kuqezi Arbër Hoxha dhe Julian Shehu dolën në një konferencë shtypi, ku treguan emocionet e tyre dhe pritshmëritë për sfidat që e presin ekipin kombëtar.

Arbër Hoxha e cilësoi sfidën e parë të Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë si një përballje të vështirë, duke theksuar se kundërshtari ka lojtarë të klasit botëror.

Megjithatë, ai u shpreh se beson te cilësia e ekipit dhe shpreson në një rezultat pozitiv, duke premtuar se do të japë maksimumin në minutat që do të ketë në dispozicion.

Ndeshja me Anglinë? – “Ndeshja e parë me Anglinë është e vështirë, duke marrë parasysh që Anglia ka lojtarë të klasit botëror. Ne do të shkojmë për të dhënë maksimumin, i dimë cilësitë dhe kualitetet tona. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Unë do të bëj më të mirën, sa minuta të kem në dispozicion”, tha Hoxha.

1 vit në Kombëtare, si ka shkuar ky rrugëtim për ty? – “Besoj që ka qenë një vit shumë i mirë, sepse arritëm kualifikimin në Europian. Do të bëjmë më të mirën gjithmonë dhe shpresoj që të kualifikohemi në Botëror”.

Konkurrenca në Kombëtare? – “Në Kombëtare, konkurrenca gjithmonë të bën më të fortë. Japim maksimumin për të marrë sa më shumë minuta”.

Prisni ndonjë ndryshim në lojë me Anglinë? – Atë e vendos trajneri. Po presim edhe lojtarët e tjerë që të na bashkohen. Kemi katër ditë në dispozicion për t’u përgatitur taktikisht dhe për të përgatitur ndeshjen sa më mirë.

A duhet të kemi pritshmëri në ndeshjen me Anglinë? – Po, normalisht që besojmë, kjo nuk diskutohet fare. Unë besoj se grupi ka kualitet për të arritur një rezultat pozitiv.

Ndërsa Juljan Shehu, mesfushori i ftuar rishtazi në Kombëtare tregoi emocionet e para pasi mori ftesën nga stafi kuqezi. Ai e cilësoi këtë moment si një ëndërr të bërë realitet dhe nënvizoi se do të japë maksimumin me kombëtaren.

Ftesa nga Kombëtarja – “Është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë krenar që jam përzgjedhur të përfaqësoj Kombëtaren. Është një nga ndjesitë më të bukura në botë. Shpresoj që ta përfaqësoj denjësisht dhe të jap maksimumin tim për ekipin si edhe për të rritur konkurrencën sepse i bën mirë ekipit” tha Shehu.

Emocionet e para pasi more ftesën– “Momentin e parë kur mora ftesën nuk dija si të reagoja. Isha i mpirë nga emocionet. U kontaktova nga stafi, ishte moment shumë i bukur”.

Si e sheh rrugëtimin me Kombëtaren? – “Nuk kam ardhur për të qenë kalimtar. Shpresoj që rrugëtimi im të jetë sa më i gjatë në kombëtare. Kam ardhur me besimin për të bërë më të mirën”.

“Sa gati je pas dëmtimit – Viti i kaluar ishte viti më i vështirë në karrierën time, sidomos pas dëmtimit që pata. Por u rikuperova shumë mirë dhe shumë shpejt dhe jam 100% gati. Jam shumë mirë fizikisht, kam luajtur thuajse të gjitha ndeshjet me ekipin. Shokët e ekipit më kanë pritur shumë mirë si hera e parë që vij këtu. Kishte entuziazëm në ekipi. Më uruan dhe ishin aty për të më mbështetur”, tha Shehu.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova