Bosnje dhe Hercegovina lëshon urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik

Bosnje dhe Hercegovina lëshon urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik, presidentin e entitetit të Republika Srpska, dhe dy zyrtarët e tjerë, kryeministrin Radovan Vishkoviç dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç, pas injorimit të një urdhri arresti të nivelit shtetëror javën e kaluar. Urdhri, i cili nënkupton që çdo oficer policie duhet […]

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik, presidentin e entitetit të Republika Srpska, dhe dy zyrtarët e tjerë, kryeministrin Radovan Vishkoviç dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç, pas injorimit të një urdhri arresti të nivelit shtetëror javën e kaluar.

Urdhri, i cili nënkupton që çdo oficer policie duhet të arrestojë menjëherë këta individë, është lëshuar për akuzat për sjellje antikushtetuese. Mediat lokale raportojnë se Stevandiç është larguar për në Serbi, duke shmangur kështu arrestimin.

Dodik nuk ka komentuar ende urdhrin e ri, por ka postuar në X se Republika Srpska po ndërmerr hapa për të formuar policinë e saj kufitare, e cila do të kontrollojë kufirin midis entitetit dhe Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ky veprim i Dodik, i njohur për kundërshtimin e institucioneve shtetërore të Bosnjës, ka shpërthyer një krizë politike të thellë. Ai ka refuzuar të njohë autoritetin e Prokurorisë së Bosnjës dhe ka hedhur poshtë ligjshmërinë e urdhrave të lëshuar për arrestimin e tij. Në një deklaratë, ai tha se nuk do të udhëtonte në Sarajevë për t’u marrë në pyetje nga autoritetet, raporton euronews, transmeton Periskopi.

Për më tepër, Dodik u dënua në fund të shkurtit për refuzimin e zbatimit të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar për paqen, Christian Schmidt, një akt që është konsideruar si shkelje e kushtetutës.

Ndërkohë, pas këtij dënimi, ai ka prezantuar një seri ligjesh që synojnë të paralizojnë institucionet e sigurisë dhe gjyqësorit të Bosnjës, duke prekur rreth gjysmën e territorit të vendit. Megjithatë, këto vendime janë pezulluar përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese.

Përballë tensioneve, Forca Paqeruajtëse Evropiane (EUFOR) ka shpallur se do të rrisë numrin e trupave të saj në Bosnjë.

Dodik është shpallur dy herë person non grata nga Shtetet e Bashkuara për shkak të veprimeve të tij kundër Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja