Armand Duka për rastin e Etnik Brrutit: Dera është e hapur, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne!

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuari i parë në “Nazarko Podcast”. Ai foli edhe për rastin e fundit që nxiti shumë reagime, sidomos në Kosovë, pra kalimi i Etnik Brrutit nga fanella ‘dardane’ në atë ‘kuqezi’. Duka thotë se dera është e hapur për këdo. Për të gjithë ata që ndihen […]

Ai foli edhe për rastin e fundit që nxiti shumë reagime, sidomos në Kosovë, pra kalimi i Etnik Brrutit nga fanella ‘dardane’ në atë ‘kuqezi’.

Duka thotë se dera është e hapur për këdo. Për të gjithë ata që ndihen shqiptar.

“Pashë një status të babait të lojtarit dhe mendoj që ishte i duhuri. Akuza për mua apo FSHF-në ka në të dyja drejtimet, pse e keni marrë këtë lojtar apo pse nuk e keni marrë. Edhe kur i merr, edhe kur nuk i merr, gjysma e njerëzve janë pro dhe gjysma kundër. Nëse je i bindur që ke bërë më të mirën, duhet të vazhdosh ta bësh. A e kam marrë unë Brrutin? Unë jam një nga ata që vendos për politikat e FSHF-së dhe një nga politikat tona është që dera e Kombëtares është e hapur për këdo. Ne marrim vetëm futbollistët shqiptarë, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne”, u shpreh Duka

Presidenti i FSHF-së, gjithashtu tregon edhe marrëdhënien që  ka me Federatën e Futbollit të Kosovës:

“Kam marrëdhënie të mira me të gjitha federatat e Europës, kurse me Federatën e Kosovës kam marrëdhënie vëllazërore.”, vazhdoi tutje i pari i FSHF-së.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova