Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Greqisë më 21 mars dhe Luksemburgut më 25 mars. Përfaqësuesja shqiptare nisi sot përgatitjet për këto dy takime, teksa trajneri Alban Bushi ka ftuar 23 futbollistë. Tekniku kuqezi doli sot në një konferencë për mediat në stadiumin “Arena Kombëtare” ku tregoi objektivat e skuadrës për këto […]

Përfaqësuesja shqiptare nisi sot përgatitjet për këto dy takime, teksa trajneri Alban Bushi ka ftuar 23 futbollistë.

Tekniku kuqezi doli sot në një konferencë për mediat në stadiumin “Arena Kombëtare” ku tregoi objektivat e skuadrës për këto dy takime, futbollistët e rinj të afruar në skuadër, mungesat dhe problemet që shqetësojnë ekipin U-21.

Çfarë prisni nga miqësoret – Ne nuk do t’i shohim ndeshjet si miqësore, por si kualifikuese. Europiani është vitin 2027 dhe do të përballemi me ekipe shumë të forta. Që të përballemi me ato ekipe të rangut si Gjermania, Anglia, Franca, duhet të japësh maksimumin me ekipe që janë thuajse të nivelit tonë apo pak mbi mesatar. Çdo ndeshje do ta shohim si finale dhe këtë ia kam bërë të qartë edhe çunave. Jo vetëm ndeshjet, por edhe çdo stërvitje duhet konsideruar si finale në mentalitetin tim. Sa i përket grupit, është një grup i ri. Janë shumë lojtarë të rinj, është pak e vështirë në fillim se edhe nuk njihen me njëri-tjetrin. Por këto lloj grumbullimesh të gjata dhe ndeshjesh të japin mundësinë të krijohet një atmosferë sa më e mirë.

Bushi ka folur edhe për dy futbollistë të Kosovës që sipas tij kanë pasur për t’iu bashkuar Shqipërisë, por në fund i ka parë në listën e Dardanëve.

“Kemi pasur dy lojtarë që më premtuan që do të vinin te Shqipëria deri ditën e fundit dhe pastaj i pashë në listën e Kosovës. Nuk ka asgjë të keqe. Por duhet të tregoheshin më korrektë në komunikimin që ne kishim sepse deri ditën e fundit më thanë që do të vijnë dhe në fund i pashë në listën e Kosovës”.

“Nuk jam i mërzitur sepse edhe Kosova duhet të mbështetet si nga shqiptarët e Shqipërisë, ashtu edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut. Nga e gjithë diaspora sepse është vendi ynë dhe na bëhet qejfi edhe kur shkojnë lojtarët e mirë andej”, ka thënë Alban Bushi, shkruan Telegrafi, transmeton Periskopi.

Vlen të ceket se së fundmi ishte Etnik Brruti që u largua nga Kombëtarja e Kosovës U21 dhe iu bashkua Kombëtares A të Shqipërisë, ku ka pasur shumë reagime për këtë rast./Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova