Zelensky: Të gatshëm të shkëmbejmë tokën në Kursk me territorin e pushtuar nga Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se synon ta ofrojë tokën ruse që forcat ukrainase e kanë kapur në rajonin Kursk të Rusisë në këmbim të territorit të pushtuar nga Rusia, nëse Ukraina dhe Rusia ulen për të biseduar për përfundimin e luftës. “Ne do ta shkëmbejmë një territor për një territor tjetër”, tha […]

“Ne do ta shkëmbejmë një territor për një territor tjetër”, tha Zelensky në një intervistë për gazetën britanike Guardian.

Megjithatë, ai shtoi se nuk e di se cilin territor do ta kërkonte Kievi nga Moska në këmbim të pjesës së rajonit të Kurskut.

“Nuk e di, do ta shohim. Por, të gjitha territoret tona janë të rëndësishme, nuk ka prioritet këtu”, tha Zelensky në intervistën e publikuar më 11 shkurt.

Në të kaluarën, Zelensky kishte hedhur poshtë mundësinë e dorëzimit të territorit të pushtuar nga Rusia, e cila e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Zelensky, i cili do të takohet me nënpresidentin amerikan JD Vance dhe zyrtarë të tjerë amerikanë më 14 shkurt në Konferencën e Sigurisë në Munih, tha se është i gatshëm për bisedime serioze.

Intervista u publikua vetëm disa orë para një tjetër sulmi vdekjeprurës me raketa ruse në Kiev. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, tha se raketat goditën në orët e para të 12 shkurtit, duke e vrarë të paktën një person dhe duke plagosur tre të tjerë.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit