Zelensky lavdëron heroizmin e ukrainasve në tre vjet luftë

Zelensky lavdëron heroizmin e ukrainasve në tre vjet luftë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se është krenar për vendin e tij, për “tre vjet të rezistencës” dhe për “tre vjet të heroizmit absolut të ukrainasve”. Zelensky e lëshoi këtë deklaratë në ditën kur bëhen tre vjet prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt, 2022. “Faleminderit për […]

Zelensky e lëshoi këtë deklaratë në ditën kur bëhen tre vjet prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt, 2022.

“Faleminderit për të gjithë ata që e mbrojnë dhe e ndihmojnë Ukrainën. Për të gjithë ata që punojnë për Ukrainën. Dhe, qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për shtetin dhe popullin tonë”, tha Zelensky.

Për të shënuar këtë ditë, ai thirri një samit ndërkombëtar të sigurisë në Kiev.

Udhëheqës të Bashkimit Evropian, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë.

“Ne jemi sot në Kiev, sepse Ukraina është Evropë. Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që është në rrezik. Është fati i Evropës”, shkroi von der Leyen në rrjetet sociale.

Ka, gjithashtu, plane për një konferencë të përbashkët shtypi.

Në Londër, Qeveria britanike pritet të shpallë një rund të ri sanksionesh kundër Rusisë.

Protesta pro Ukrainës pritet të zhvillohen jashtë ambasadave ruse në mbarë botën, përfshirë: Holandën, Kanadanë, Japoninë, Lituaninë, Suedinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Në frontin e luftës, Ushtria e Ukrainës tha se ka rrëzuar 113 nga 185 dronët sulmues rusë, që u hodhën gjatë natës në 12 rajone, përfshirë kryeqytetin Kiev.

Shtatëdhjetë e një dronët tjerë u zhdukën nga radarët pasi u bllokuan.

Dronët ukrainas, ndërkohë, goditën një rafineri nafte në qytetin rus Rijazan, në jug të Moskës.

Lufta trevjeçare shkaktoi vdekjen e dhjetëra mijëra ushtarëve dhe civilëve dhe shkatërroi zona të tëra të këtij vendi. /REL/

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike