Vitamina D në shtatzëninë e hershme mund të jetë thelbësore për shëndetin e foshnjës

Vitamina D në shtatzëninë e hershme mund të jetë thelbësore për shëndetin e foshnjës

Marrja e mjaftueshme e vitaminës D në shtatzëninë e hershme mund të jetë thelbësore për shëndetin e foshnjës. Hulumtimet e reja sugjerojnë se marrja e mjaftueshme e vitaminës D, e njohur si “vitamina e diellit”, gjatë shtatzënisë së hershme mund të jetë e rëndësishme për shëndetin e foshnjës. Studiuesit në Penn State zbuluan se foshnjat […]

Hulumtimet e reja sugjerojnë se marrja e mjaftueshme e vitaminës D, e njohur si “vitamina e diellit”, gjatë shtatzënisë së hershme mund të jetë e rëndësishme për shëndetin e foshnjës.

Studiuesit në Penn State zbuluan se foshnjat e lindura nga gratë me mungesë të kësaj vitamine kishin më shumë gjasa të lindnin para kohe.

Gjithashtu, këto foshnja kishin më shumë gjasa të ishin më të vogla në krahasim me foshnjat e lindura nga gratë që kishin marrë sasi të mjaftueshme të vitaminës D në tremujorin e parë të shtatzënisë.

“Kjo studim ofron prova se ushqyerja gjatë shtatzënisë së hershme – madje edhe para konceptimit – është jashtëzakonisht e rëndësishme,” tha autorja kryesore e studimit, Celeste Beck, studente doktorature në Penn State.

“Nuk mund të supozojmë thjesht se të gjithë kanë mungesë, por ushqyerja e duhur duhet të jetë në vëmendjen e çdo gruaje që planifikon të mbetet shtatzënë,” shtoi autorja bashkëpunuese Alison Gernand, profesoreshë e asociuar e shkencave ushqimore në Penn State.

Studimi i publikuar në muajin shkurt në revistën “American Journal of Clinical Nutrition”, tregon se vitamina D është thelbësore për shëndetin dhe trupi e prodhon natyrshëm përmes ekspozimit të lëkurës ndaj rrezeve të diellit. Megjithatë, shumë njerëz nuk marrin sasi të mjaftueshme të vitaminës D në jetën e përditshme.

Studimet e mëparshme kanë treguar se “më shumë se 25% e grave shtatzëna ose në periudhën e laktacionit kanë nivele më të ulëta se sa rekomandohet të vitaminës D,” vuri në dukje Gernand.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve