Vetura godet një këmbësore tek ‘Santea’ në Prishtinë

Një këmbësore është goditur nga vetura në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, sot rreth orës 13:00. Zëdhënësja e policisë për Prishtinës, Flora Ahmeti, ka theksuar se gruaja në fjalë është lënduar. “Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje”. “Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e […]
Zëdhënësja e policisë për Prishtinës, Flora Ahmeti, ka theksuar se gruaja në fjalë është lënduar.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje”.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka thënë Ahmeti.











