Veliaj në qeli, Edi Rama: Arrestimi pa gjyq i paligjshëm, gjykatësit që kanë frikë nga prokurori janë problem

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se suksesi i reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit është rezultat i vendosmërisë së Partisë Socialiste dhe jo për shkak të presionit amerikan. “Ne ja kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe e kemi bërë të barabartë me të tjerët. Ajo që po ndodh me drejtësinë dhe lufta kundër […]
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se suksesi i reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit është rezultat i vendosmërisë së Partisë Socialiste dhe jo për shkak të presionit amerikan.
“Ne ja kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe e kemi bërë të barabartë me të tjerët. Ajo që po ndodh me drejtësinë dhe lufta kundër korrupsionit nuk do të ndodhte nëse s’do të ishte PS që ta mbështeste këtë proces. Thoshin e bëri Amerika po tani, nuk janë më amerikanët. S’ka më deklarata të ambasadës bravo që u kap filani. Kush e mban tani SPAK dhe gjykatën speciale larg duarve të ‘bufit të kënetës’, bufi tha do ta shkri SPAK, noc rrokun në 11 maj. Ne duhet që të kuptojmë të gjithë se kemi marr përsipër që të transformojnë Shqipërinë dhe transformimi i vendit pa transforimin e drejtësisë nuk është transformim”, tha Rama.
Gjatë takimit me asambletë socialiste të disa njësive në Tiranë u ndal edhe te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Rama u shpreh se e arrestimi pa gjyq është i paligjshëm.
“Ne ia kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe e kemi bërë të barabartë në çdo tavolinë, në çdo gjuhë të botës. Lufta kundër korrupsionit është ajo që duhet t’ju bëjë krenarë. Thoshin e bëri Amerika, e solli Amerika. Po tani? Iku Amerika. Kush e mban tani SPAK dhe gjykatën speciale larg duarve të bufit të kënetës? Ju duhet të kuptoni që kemi marrë përsipër të transformojmë Shqipërinë dhe transformimi i Shqipërisë pa transformimin e drejtësisë nuk bëhet. Nëse nuk ka barazi përpara ligjit dhe drejtësi të barabartë për të gjithë, nuk e kemi bërë detyrën.
Tjetër është të mbjellësh pemë, tjetër të japësh drejtësi. Edhe kur kjo drejtësi që ti e jep gabim, e vuan një familje si e jona për dikë nga ne, jo se është nga ne, por çdo shqiptar që nuk kapet në vendin e krimit ose që nuk kapet me presh në duar ose që nuk është i rrezikshëm, meriton të ketë një gjyq të drejtë, të ndershëm. Çdokush. Sepse, përndryshe, kemi një drejtësi të pavarur, por jo një drejtësi të drejtë.
Ne jemi qeveria e Shqipërisë. Ka që nga 1912 që Shqipëria ka një institucion të qeverisjes dhe prapë nuk jemi në nivelin e vendeve të tjera. Po kjo drejtësia e re që ka 5 vjet, patjetër që t’i kërkosh të mos bëjë gabime është njësoj si t’i thuash një fëmije fol dhe shkruaj 3 gjuhë të huaja pa mësuar asnjë abetare. Ne, duke mos e vënë në diskutim pavarësinë dhe duke e prezantuar bufin e kënetës edhe me Noc Rrokun, do flasim edhe për gjërat që nuk shkojnë. Nuk e kemi bërë për 5 vite.
Arrestimi pa gjyq është i paligjshëm. Pse? Pse duhet ta marrësh tjetrin ta fusësh në burg pa gjyq? Për të treguar që je i fortë apo për të treguar që prokuroria dhe gjykata është e njëjta gjë? Kjo është një kambanë që bie për gjyqtarët. Nuk duhet të jenë aty për të mbajtur anën e prokurorit. Gjyqtarët që bëjnë marrëveshje me prokurorin apo që kanë frikë dhe bien dakord të fusin njerëz në burg pa gjyq, është problem. Ti si ke ngritur akuzë si i pandehur, i ke ngritur akuzë si i dyshuar. Po kush je ti? Po njerëzit që kanë votuar, apo ata janë kot? Kush duhet t’i ndjekë gjithë punët dhe të mbajë përgjegjësi për votën që i ka dhënë populli?”, deklaroi ai.











