Trump insiston në marrjen në kontroll të Gazës ndërsa takohet me Mbretin e Jordanisë

Trump insiston në marrjen në kontroll të Gazës ndërsa takohet me Mbretin e Jordanisë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka insistuar edhe një herë se SHBA do të marrë kontrollin e Rripit të Gazës, teksa u takua me Mbretin e Jordanisë Abdullah në Shtëpinë e Bardhë të martën. Ishte takimi i tyre i parë që kur Trump njoftoi propozimin e tij për të marrë nën kontroll enklavën dhe për të […]

Presidenti amerikan, Donald Trump ka insistuar edhe një herë se SHBA do të marrë kontrollin e Rripit të Gazës, teksa u takua me Mbretin e Jordanisë Abdullah në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Ishte takimi i tyre i parë që kur Trump njoftoi propozimin e tij për të marrë nën kontroll enklavën dhe për të zhvendosur popullsinë e saj prej dy milionë palestinezësh në vende të tjera të rajonit, përfshirë Jordaninë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Në fillim të kësaj jave, Trump sugjeroi se mund të ndalonte ndihmën për Jordaninë dhe Egjiptin, nëse nuk pranonin t’i merrnin ata palestinezë nga Gaza.

Jordania, një aleat kyç i SHBA-së në Lindjen e Mesme, është tashmë shtëpia e miliona palestinezëve dhe e ka refuzuar propozimin. Mbreti Abdullah tha pas takimit të tyre tha se “pozita e palëkundur e Jordanisë [është] kundër zhvendosjes së palestinezëve”.

Por duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, me Mbretin Abdullah të ulur në të djathtën e tij, Trump sinjalizoi se nuk do të ndryshonte idenë e tij, e cila shkaktoi reagim global kur ai e zbuloi këtë plan javën e kaluar.

“Ne do ta marrim atë. Ne do ta mbajmë atë. Ne do ta vlerësojmë atë”, tha ai për Gazën.

Trump pretendoi se “shumë vende pune” do të krijoheshin në të gjithë rajonin nëse do të ndodhte një pushtim i territorit të shkatërruar nga SHBA.

Mbreti Abdullah u ul i qetë pranë Trumpit ndërsa presidenti përsëriti një propozim që do të përmbyste dekada të politikës së vendosur të SHBA-së dhe mund të përbënte një shkelje të ligjit ndërkombëtar, i cili ndalon transferimin me forcë të popullsisë, raporton BBC.

 

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike