Sot do të kompletohet gjysmëfinalja e Kupës

ot do të kompletohet gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës në futboll. Dy ndeshjet e fundit të fazës çerekfinale do të luhen sot duke filluar nga ora 13:00. Derbi i moçëm mes Vëllaznimit dhe Prishtinës do të zhvillohet në Gjakovë. Kuqezinjtë e eliminuan Gjilanin në të tetën e finales duke e ngritur kështu optimizmin për ta […]

ot do të kompletohet gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës në futboll.

Dy ndeshjet e fundit të fazës çerekfinale do të luhen sot duke filluar nga ora 13:00.

Derbi i moçëm mes Vëllaznimit dhe Prishtinës do të zhvillohet në Gjakovë.

Kuqezinjtë e eliminuan Gjilanin në të tetën e finales duke e ngritur kështu optimizmin për ta bërë një tjetër ndeshje të madhe kundër Bardhekaltërve sot.

Nga ana tjetër, kryeqytetasit e shohin më të lehtë daljen në Evropë përmes Kupës duke e pasur parasysh se kanë mbetur paksa prapa me vendet që dërgojnë në Evropë përmes Superligës.

Ndërkaq, në duelin tjetër çerekfinal Drita shihet si favorite ndaj liderit të Grupit B në Ligën e Parë, Prishtina e Re.

Paraprakisht, dje kualifikimin në gjysmëfinale e siguruan Drenica dhe Llapi, të cilët i eliminuan Ferizajn respektivisht Malishevën.

Në çerekfinale do të luhen vetëm nga një ndeshje, prandaj ekipet fituese kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës.

Siç dihet, fituesi i Kupës së Kosovës e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

Prandaj edhe ky trofe është mjaft i çmuar dhe i lakmueshëm për klubet kosovare

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova