Shisnin kokainë e kanabis pranë shkollave në Kavajë, arrestohen 13 persona

13 persona janë arrestuar nga policia e Kavajës të akuzuar se në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin doza kokaine dhe kanabisi në afërsi të shkollave. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash […]
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë; 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokues valësh.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe individualisht, shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në zona të ndryshme të Kavajës, kryesisht afër shkollave.











