Rikthehet Championsi, sonte super-sfida Man City – Real Madrid

Rikthehet Championsi, sonte super-sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me ndeshjet e fazës së “play-off”-it. 16 ekipet e renditura nga vendi i nëntë deri në atë të 24-t do të përballen mes vete në sistem vajtje-ardhje për t’iu bashkuar tetë ekipeve të para që tashmë e kanë siguruar të tetën e finales përmes fazës së ligës. Pa […]

16 ekipet e renditura nga vendi i nëntë deri në atë të 24-t do të përballen mes vete në sistem vajtje-ardhje për t’iu bashkuar tetë ekipeve të para që tashmë e kanë siguruar të tetën e finales përmes fazës së ligës.

Pa dyshim, dueli kryesor i natës do të jetë ai mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, që konsiderohet edhe si ndeshja kryesore e “play-off”-it, shkruan “Express”.

Këto dy ekipe janë përballur shpesh në vitet e fundit dhe spektakli gjithmonë ka qenë i garantuar.

City dhe Reali do t’i hyjnë kësaj loje me probleme të ndryshme.

“Citizens” e kanë problemin e formës së zbehtë që e kanë shfaqur sivjet dhe si rezultat mezi hynë në Top-24.

Nga ana tjetër, kampionët spanjollë e evropianë po përballen me lëndime të shumta.

Trajneri Carlo Ancelotti nuk do të mundë të llogarisë në lojtarët e rëndësishëm si Eder Militao, Dani Carvajal, David Alaba, Antonio Rudiger dhe Lucas Vazquez.

Sidoqoftë, “Don Carlo” do të mundohet ta ndërtojë një ekip solid përmes së cilit do t’i kundërvihet ekipit vendës.

Shpresat më të mëdha të madrilenëve janë tek Kylian Mbappe, i cili është duke shfaqur formë të jashtëzakonshme në vitin 2025.

Në anën tjetër, trajneri Pep Guardiola do të tentojë ta godasë pikën e dobët të madrilenëve, atë të mbrojtjes, duke shpresuar që Erling Haaland do të këndellet dhe do t’ia “shpëtojë kokën” spanjollit.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Real Madridit do të luhet sonte në “Etihad Stadium”.

Ndërsa, ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në stadiumin “Santiago Bernabeu”, kur edhe do të dihet ekipi që do të kualifikohet tutje.

Tri prej katër ndeshjeve të sontme do të nisin prej orës 21:00.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova