Rama për arrestimin e Veliajt: E lanë Tiranën pa kryetar, e mbyllën pa gjyq në qeli

Rama për arrestimin e Veliajt: E lanë Tiranën pa kryetar, e mbyllën pa gjyq në qeli

Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka dalë në një lidhje direkte në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” ku ai u përgjigjet komenteve të ndryshme të bëra nga qytetarët në rrjetet e tij sociale. “Në Shqipëri ka tashmë prej vitesh një luftë kundër korrupsionit. Dje trumpistët e […]

“Në Shqipëri ka tashmë prej vitesh një luftë kundër korrupsionit. Dje trumpistët e vetëshpallur të këtesës sonë patën një ditë masturbimi, si adoleshentët që bëjnë dashuri me aktore filmash që sollën me kushedi sa lekë një person që ka punuar me fushatën e presidentit Trump.

Por video-live u ndërpre papritur, pasi kryeministri i acaruar për shkak se transmetimi kishte probleme  u pa duke përplasur tavolinën dhe duke sharë “F**k you”.

Pak çaste më vonë kryeministri ka hapur një lidhje tjetër live, dhe është shprehur se ai është njeri pansionant, ndaj ka edhe shpërthime të tilla.

Siç pritej kryeministri u shpreh edhe për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se drejtësia e re ka gjithë besimin e nevojshëm, por tashmë nuk do të heshtë as për kritikat konstruktive që mund të ketë për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur.

“Ajo që ishte interesante ishte si u ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe si u turrën për të kërkuar dorëheqjeën time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë, i bufit të vjetër, por edhe ata që të re kanë vetëm moshën.  U përndezën nga era e mishit me gjak dhe do të vinë të kërkojnë dorëheqjen time, se u bë deti kos tani dhe o burra të hidhemi te kryeministria.

Natyrisht që marrja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për ta mbyllur pa gjyq në qeli për të lënë një qytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla, është një ngjarje tejet e madhe që nuk mund ta kaloj me “s’kam koment”.

Lajmi që kam për ju sot është se unë nuk do i mbaj më për vete opinionet e mia, kur ta shikoj të arsyeshme se duhen ndarë me publikun, në të gjitha rastet kur drejtsia bën punën e saj.

Sot opinion im është ky: Drejtësia e re ka hyrë në fazën që ka fituar të gjithë besimin e nevojshëm. Mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj. Sot në këtë fazë janë të domosdoshme edhe kritikat për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur.

U bë 5 vite që flasin të tërë para e mbrapsht për këto që bën parakalimin para kamëerave tek stacionin e trenit, dhe vetëm PS forca që qeveris vendin, heshtim. Heshtja jonë i ka ndihmuar shumë institucionet e drejtësi, deri këtu, por kuptojmë që u mungon kritika kontruktive.

Përballen sot me hosananë e një pjesë të publikut që me zor ka pritur të shohë pushtetarë të lidhur, ose sulme destruktive të asaj pjese të udhëhequr nga bufi i stërplakur dhe kua kua-të”,-tha Rama./euronews

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike