Policia realizon kontroll në Mitrovicë të Jugut, sekuestron sasi të kokainës dhe marihuanës

Policia realizon kontroll në Mitrovicë të Jugut, sekuestron sasi të kokainës dhe marihuanës

Policia e Kosovës, konkretisht Hetues të Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit të Narkotikëve në Mitrovicë-Jug, pas pranimit të disa informacioneve nga terreni, kanë ndërmarrë veprime për të hetuar një rasti specifik. Në asistim të një patrulle policore pranë Stacionit Policor në Mitrovicë-Jug, ata kanë realizuar një kontroll të detajuar në një shtëpi dhe objektet përcjellëse […]

Policia e Kosovës, konkretisht Hetues të Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit të Narkotikëve në Mitrovicë-Jug, pas pranimit të disa informacioneve nga terreni, kanë ndërmarrë veprime për të hetuar një rasti specifik.

Në asistim të një patrulle policore pranë Stacionit Policor në Mitrovicë-Jug, ata kanë realizuar një kontroll të detajuar në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në Fshatin Rekë.

Gjatë kontrollit, si prova materiale janë sekuestruar:

8 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë totale prej 8.8 gram.

75 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 106.3 gram.

17 fara të bimëve narkotike Kanabis Sativa.

8 fishekë të kal. 7.92×57.

1 peshore digjitale.

1 mulli për bluarjen e marihuanës.

1010 euro para të gatshme.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Krimteknika Rajonale, e cila ka realizuar fotografimin, evidentimin, matjen dhe sekuestrimin e dëshmive.

Gjatë kontrollit, i dyshuari nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi, por i është lënë ftesë që të paraqitet në Polici për t’u marrë në pyetje.

Lidhur me këtë rast, është informuar Prokurori Kujdestar pranë Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda.

Hetimi për këtë rast është duke u kryer nga antidroga Mitrovicë-Jug në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit