Nesër dalin në shitje biletat për Kosovë-Zvicër – kombinimi që i çon Dardanët tutje në FIBA Kupën e Botës

Nesër dalin në shitje biletat për Kosovë-Zvicër – kombinimi që i çon Dardanët tutje në FIBA Kupën e Botës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të dielën përballet me Zvicrën në ndeshjen vendimtare për parakualifikueset e FIBA Kupës së Botës 2027. Basketbollistët e Kosovës besojnë në fitore në rrugën drejt kualifikimit, ndërkaq kërkojnë që e diela të jetë festë e basketbollit. Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se biletat do të dalin në shitje të […]

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të dielën përballet me Zvicrën në ndeshjen vendimtare për parakualifikueset e FIBA Kupës së Botës 2027.

Basketbollistët e Kosovës besojnë në fitore në rrugën drejt kualifikimit, ndërkaq kërkojnë që e diela të jetë festë e basketbollit.

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se biletat do të dalin në shitje të shtunën nga ora 12:00 dhe do të vazhdojnë të shiten edhe të dielën te “NewBorn”, para Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Një biletë kushton 4 euro.

Kosovë-Zvicër zhvillohet të dielën nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Dardanët kanë dy fitore e tri humbje në parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.

Duhet theksuar se Zvicra tashmë e ka siguruar pozitën e parë në Grupin A të raundit të parë të parakualifikimeve.

Kurse për Kosovën, përballja e së dielës ndaj Zvicrës është vendimtare për të shpresuar në kualifikim tutje.

Dardanët të enjten fituan ndaj Azerbajxhanit, me rezultat 81:79. Aktualisht, Kosova gjendet në vendin e dytë në grup me shtatë pikë, baras me Irlandën në vendin e tretë, kurse Azerbajxhani është në të katërtin me gjashtë pikë.

E që Kosova të kalojë tutje, janë disa kombinime. Dardanëve iu duhet fitorja ndaj Zvicrës për të mbetur në vendin e dytë.

Nëse Azerbajxhani fiton ndaj Irlandës dhe Kosova mposhtet nga Zvicra, atëherë azerët do të kalojnë nga vendi i katërt në të dytin. Ndërkaq, në rast të fitores së Irlandës dhe humbjes së Kosovës ndaj Zvicrës, pozita e dytë u takon Dardanëve, për shkak se kanë bilanc më të mirë në përballjet direkte.

Megjithatë, edhe po ta zë vendin e dytë përfundimisht në grup, kjo nuk e garanton kalimin tutje të Kosovës. Kjo pasi në raundin e dytë të parakualifikimeve shkon vetëm ekipi më i mirë i vendit të dytë prej tri grupeve sa janë gjithsej aktualisht në këtë raund.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova