“Mosmarrëveshje paraprake në …”, detaje nga vrasja e mbrëmshme e shqiptarit në Çair të Shkupit

“Mosmarrëveshje paraprake në …”, detaje nga vrasja e mbrëmshme e shqiptarit në Çair të Shkupit

Një i vdekur, dy të plagosur dhe katër të arrestuar. Ky është bilanci i përleshjes së armatosur në Çair të Shkupit që ndodhi rreth mesnatës. “Ky është vendparkimi që mbrëmë u shndërrua në një fushëbetejë mes dy grupeve të cilat si pasojë e një mosmarrëveshjeje paraprake në trafik, përfunduan me një përleshje me armë zjarri, […]

Një i vdekur, dy të plagosur dhe katër të arrestuar. Ky është bilanci i përleshjes së armatosur në Çair të Shkupit që ndodhi rreth mesnatës.

“Ky është vendparkimi që mbrëmë u shndërrua në një fushëbetejë mes dy grupeve të cilat si pasojë e një mosmarrëveshjeje paraprake në trafik, përfunduan me një përleshje me armë zjarri, ku si pasojë mbeti i vrarë një person”, raporton Alsat.

Bëhet fjalë për 35 vjeçarin, Hebib Bunjaku, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Në përleshjen me armë zjarri të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë.

“Më 11.02.2025, në ora 00:06, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se tek ata janë sjellë me lëndime nga armë zjarri H.B. (35) dhe A.D. (35), të dy nga Shkupi, dhe se më vonë H.B. ka ndërruar jetë, ndërsa mbi A.D. është kryer ndërhyrje dhe është mbajtur për trajtim. Për shkak të plagëve nga arma e zjarrit, në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” është dërguar edhe N.D. nga Shkupi”, thonë nga MPB.

Pas masave të ndërmarra dhe për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në të shtëna, policia ka arrestuar 4 persona, 39 vjeçarin B.B, 22 vjeçarin N.D, 41 vjeçarin R.R dhe 28 vjeçarin K.T që të gjithë nga Shkupi. Gjithashtu, pas masave të ndërmarra, në vendngjarje janë gjetur dy pistoleta dhe sende të tjera të lidhura me rastin. Nga policia njoftojnë se personat janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Nga prokuroria njoftojnë se në vendngjarje janë marrë prova dhe gëzhoja, ndërsa po shqyrtohen edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

“Sipas të dhënave fillestare, në të shtënat kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa nga vendngjarja janë marrë prova dhe gëzhoja, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës. Janë siguruar gjithashtu pamje nga kamerat e sigurisë, të cilat po shqyrtohen”, thonë nga Prokuroria.

Gjithashtu, është dhënë urdhër për autopsinë e trupit të viktimës dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit