Mesut Ozil hyn në politikë, bëhet pjesë e partisë së Erdoganit

Ish-ylli i Real Madridit dhe Arsenalit, Mesut Ozil, i cili u pensionua nga futbolli në vitin 2023, ka filluar një fazë të re në jetën e tij. Ish-reprezentuesi gjerman ka vendosur të nisë një karrierë politike në Turqi. Në vitin 2019, presidenti turk, Erdogan, ishte dëshmitar në dasmën e Ozilit, dhe futbollisti është kritikuar shpesh […]

Ish-ylli i Real Madridit dhe Arsenalit, Mesut Ozil, i cili u pensionua nga futbolli në vitin 2023, ka filluar një fazë të re në jetën e tij. Ish-reprezentuesi gjerman ka vendosur të nisë një karrierë politike në Turqi.

Në vitin 2019, presidenti turk, Erdogan, ishte dëshmitar në dasmën e Ozilit, dhe futbollisti është kritikuar shpesh për lidhjet e tij të ngushta me liderin turk.

Erdogan, i cili është president që nga viti 2014, përfaqëson Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Ozil ka nisur rrugëtimin e tij politik me këtë parti.

Pas kongresit të fundit të AKP-së, u zgjodhën anëtarët e rinj të komitetit qendror dhe administratës vendimmarrëse të partisë, dhe në mesin e tyre ishte edhe Mesut Ozil.

Gjithashtu, në kongresin që u mbajt në Ankara, u konfirmua rizgjedhja e Erdogan në krye të partisë. AKP ka qenë në pushtet në Turqi që nga viti 2002.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova