Lille i kërkon 40 milionë euro për Zhegrovën

Edon Zhegrova është futbollisti shqiptar më i kërkuar në tregun e futbollit ndërkombëtar. Shkëlqimi në fanellën e Lillet ka bërë që ylli kosovar të jetë në qendër të vëmendjes dhe kohë pas kohe emri i tij është lakuar me interesim të klubeve të njohura evropiane. Prej tyre, duket se përfaqësuesin kosovar e pëlqen edhe Juventusi, […]

Shkëlqimi në fanellën e Lillet ka bërë që ylli kosovar të jetë në qendër të vëmendjes dhe kohë pas kohe emri i tij është lakuar me interesim të klubeve të njohura evropiane.

Prej tyre, duket se përfaqësuesin kosovar e pëlqen edhe Juventusi, shkruan Gazeta Express.

25 vjeçari është në listën e dëshirave të “Bianconeri” së bashku me Ademola Lookman, Karim Adeyemi e Yeremay Hernandez dhe duke se është mjaft i vlerësuar nga gjiganti italian, duke e pasur parasysh se mund të luajë në të dy krahët.

Dhe, sipas “Tutto Juve”, Lille i kërkon hiç më pak se 40 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Baselit.

Por, duke e pasur parasysh se anësorit ofanziv do t’i skadojë kontrata pas një viti, ky çmim mund të zbresë gjatë verës që vjen.

Interesim për Zhegrovën ka shfaqur edhe Napoli në Itali, i cili synonte ta bënte të vetin lojtarin qysh në janar, por që ky transferim dështoi në fund.

Zhegrova, i cili së fundmi u rikthye nga lëndimi, i ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat me Lillen duke i shënuar 8 gola, ndërsa i ka bërë edhe 2 asistime.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova