Kaos në Novi Sad: Policia nuk i lejoi këshilltarët e opozitës të marrin pjesë në seancën e Këshillit Bashkiak

Kaos në Novi Sad: Policia nuk i lejoi këshilltarët e opozitës të marrin pjesë në seancën e Këshillit Bashkiak

Sot, demokracia është pezulluar në Novi Sad. Policia nuk i ka lejuar këshilltarët e opozitës serbe të hyjnë në godinë dhe të marrin pjesë në seancën ku u zgjodh kryetari i ri, nënkryetari i bashkisë dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak. Që në orët e hershme të mëngjesit, para ndërtesës së Këshillit Bashkiak të Novi Sadit […]

Që në orët e hershme të mëngjesit, para ndërtesës së Këshillit Bashkiak të Novi Sadit është krijuar një kordon policor plotësisht i pajisur, raporton Nova

Këshilltari dhe presidenti i Lëvizjes Bravo, Miran Pogaçar, shpjegoi se përfaqësuesit e opozitës shkuan me synimin për të marrë pjesë në seancë.

“Ne u përpoqëm të hynim në mënyrën më paqësore të mundshme. Megjithatë, policia krijoi një kordon dhe një kalim të vogël. U thashë se ne jemi deputetë të Kuvendit të qytetit dhe të na lejojnë të hyjmë. Ata nuk e lejuan dhe në atë moment filluan të ndërhyjnë”, tha Pogaçar.

“Policia filloi të përdorë forcën. Përdornin mburoja, duar e këmbë, goditnin e tërhiqnin”, tha ai.

Këtë e ka konfirmuar edhe këshilltari i PSG-së, Mladen Cvijetiç, i cili ka shpjeguar se këshilltarët e opozitës kanë planifikuar të thonë nga foltorja se seanca e Kuvendit është e paligjshme, sepse në mënyrë jokushtetuese është shtyrë dy herë dhe se kryetari i komunës nuk mund të jetë njeriu që ka urdhëruar rrahësit të rrahin qytetarët.

Policia u lye me bojë të kuqe dhe më pas qytetarët u hodhën me vezë, kuti me kos, bojë, letër higjienike, madje edhe miell. Në disa raste policia është kundërpërgjigjur duke hedhur mbeturina mbi qytetarët.

Më pas në pllajën përballë Kuvendit dolën studentë dhe pedagogë të universitetit, të cilët në këtë tubim kishin ardhur si qytetarë, jo studentë të bllokuar dhe formuan një “mburojë paqësore” përballë policëve.

Duke folur për gjithçka që ndodhi, këshilltari i Partisë Demokratike Veljko Krstonoshiq tha se kjo ishte e paprecedentë, ndërsa këshilltari i qytetit dhe deputeti Borislav Novakoviq vlerësoi se dje në Novi Sad është pezulluar demokracia.

“Atmosfera duket sikur jemi në front. Vendimet nuk merren ligjërisht brenda, deputetët e opozitës pengohen të hyjnë në Parlament. Demokracia është pezulluar. Kjo është një katastrofë, demokracia ka vdekur”, tha Novakoviq, duke shtuar se ky qytet që nga sot është nën okupim.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit