Hegseth: Rikthimi i Ukrainës në kufijtë e para vitit 2014, jo realist

Hegseth: Rikthimi i Ukrainës në kufijtë e para vitit 2014, jo realist

Sekretari Hegseth tha të mërkurën se Ukraina duhet të heqë dorë nga përpjekja që të kthehet në kufijtë e vitit 2014 dhe të përgatitet për një zgjidhje të negociuar me Rusinë. Ai i bëri komentet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e parë të tij në NATO. Ai tha gjithashtu se anëtarësimi i […]

Ai tha gjithashtu se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është jo realist.

Duke folur për marrëdhëniet me aleatët evropianë Sekretari Hegseth tha se “Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë më një marrëdhënie që nuk është e balancuar”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka premtuar se do t’i japë fund me shpejtësi luftës. Ai ka thënë se kjo luftë po u kushton shumë taksapaguesve amerikanë dhe ka kërkuar nga vendet evropiane të rrisin shpenzimet për mbrojtjen. Ai gjithashtu ka sugjeruar që Ukraina duhet të paguajë për mbështetjen e Uashingtonit duke ofruar mineralet e rralla të saj.

Gjatë fjalimit të tij në takimin e NATO-s në Bruksel, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth shtoi se “marrëdhënia jonë transatlantike kërkon që aleatët evropianë të marrin përsipër përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit”.

Zoti Hegseth është zyrtari i parë i administratës së re të Presidentit Donald Trump që merr pjesë në një takim të aleancës veri-atlantike. Tridhjetë e një aleatët e Uashingtonit presin me padurim për të mësuar se sa mbështetje ushtarake dhe financiare Uashingtoni synon t’i japë Ukrainës tani e tutje.

Sekretari Hegseth zhvilloi bisedime të mërkurën me Sekretarin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar John Healey përpara një takimi të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës. Rreth 50 vende i kanë ofruar Ukrainës së bashku mbi 126 miliardë dollarë ndihmë ushtarake përmes këtij forumi, për gati tre vjet.

Megjithatë takimi i kësaj jave u thirr nga një vend tjetër për herë të parë, Mbretëria e Bashkuar. Nuk është marrë asnjë vendim se kush mund të kryesojë mbledhjen e ardhshme nëse mbahet një.

Udhëtimi i tij ndodhë më pak se dy javë përpara përvjetorit të tretë të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, më 24 shkurt të vitit 2022. Shumica e aleatëve të Shteteve të Bashkuara kanë frikë se Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndalet në Ukrainë nëse fiton dhe se kjo luftë përbën një kërcënim ekzistencial për sigurinë e Evropës./euronews

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit