Haradinaj: Tara s’e refuzoi dëshminë, por deshi të tregonte për manipulimet me deklaratat e dëshmitarëve

Haradinaj: Tara s’e refuzoi dëshminë, por deshi të tregonte për manipulimet me deklaratat e dëshmitarëve

Ish-komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, ka dëshmuar për dy ditë radhazi në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa deklaratat e tij kanë ngjallur reagime. Nasim Haradinaj theksoi se kjo gjykatë vazhdon të dëshmojë natyrën e saj politike dhe të njëanshme, duke u përpjekur të dëmtojë imazhin e UÇK-së. Sipas Haradinajt, Tara kërkoi me të drejtë […]

Ish-komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, ka dëshmuar për dy ditë radhazi në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa deklaratat e tij kanë ngjallur reagime. Nasim Haradinaj theksoi se kjo gjykatë vazhdon të dëshmojë natyrën e saj politike dhe të njëanshme, duke u përpjekur të dëmtojë imazhin e UÇK-së.

Sipas Haradinajt, Tara kërkoi me të drejtë që t’i vihej përballë deklarata e tij e mëparshme, të cilën, sipas tij, nuk e kishte dhënë dhe as nënshkruar ndonjëherë.

Ai shtoi se Tara nuk e refuzoi dëshminë, por insistoi të nxirrte në pah manipulimet me deklaratat e dëshmitarëve, veçanërisht të atyre që nuk pranuan të flisnin kundër UÇK-së apo të shpifnin.

“Tara me plot të drejtë kërkoi që t’i dal përpara deklarata e tij, që siç besoj unë, asnjëherë nuk e ka thënë e as nënshkruar. Tara, deshi të dëshmonte dhe nuk e refuzoi dëshminë, por deshi të tregonte çka kanë manipuluar me deklaratat e dëshmitarëve, sidomos me ata që nuk kanë mundur t’i bindin që të flasin kundër dhe të shpifin. Tara ka bërë punë shumë të drejt, dhe ka të drejtë për revoltë”, tha tutje Haradinaj.

Ai tha se, Trupi Gjykues është dashur ta urdhëronte prokurorinë t’i publikonte ato dokumente.

“Prokuroria nuk deshi t’i publikonte sepse dëshmohej ajo që thoshte Tara, se ato ishin manipuluar, e gjyqtari nuk ishte i interesuar të zbulohej kjo”, tha Haradinaj në RTK.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit