Guardiola me fjalë të mëdha për Realin para duelit të sontëm

Guardiola me fjalë të mëdha për Realin para duelit të sontëm

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur në një konferencë për media para ndeshjes së sontme (e martë) ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.  Manchester City dhe Real Madridi do të përballen me njëra-tjetrën me fillim nga ora 21:00 në ndeshjen e parë në kuadër të fazës së ‘play-off-it’. Tekniku spanjoll para kësaj […]

Manchester City dhe Real Madridi do të përballen me njëra-tjetrën me fillim nga ora 21:00 në ndeshjen e parë në kuadër të fazës së ‘play-off-it’.

Tekniku spanjoll para kësaj ndeshje ka vlerësuar tej mase Real Madridin dhe lojtarët e tyre, por në të njëjtën kohë ka prekur edhe disa tema tjera si forma e Cityt dhe lëndimet.

“Ne nuk kemi bërë aq mirë, ne e meritojmë ku jemi tani. Shorti është short ne e pranojmë sfidën”.

“Gjatë viteve të fundit kemi pasur një rivalitet të madh me Real Madridin, por në aspektin e historisë ne nuk mund të krahasohemi të jemi të sinqertë”.

“Ata (Real Madridi) janë në krye të ligës dhe po luftojnë ndaj Atleticos dhe Barcelonës. Ne duhet t’i bëjmë dy ndeshje të mira për t’i mposhtur ata”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Natyrisht, ne mund të luajmë mirë por ne nuk jemi konsistent siç kemi qenë më parë. Nuk mund ta mohoj që kam besim tek lojtarët që kanë qenë kaq të mirë për një dekadë”.

“Lojtarët e tyre të sulmit janë të jashtëzakonshëm. Ata e kanë aftësinë për pasime të shkurta, të gjata kështu që ne duhet të bëjmë lojën tonë”, shtoi 54-vjeçari.

“Kur përfundoi në pozitën e 22-të nga 24 skuadra, ju nuk mund të kërkoni ndonjë favor. Ne nuk morëm mjaftueshëm pikë as për të qenë afër top tetëshes”.

“Ne kemi marrë atë që kemi merituar, skuadra jonë ka diçka të veçantë. Shpresoj se mund ta bëjmë nesër”, përfundoi ai.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova