“E papranueshme”: Gjermania, Britania e Spanja dalin kundër propozimit të Trumpit për Gazën

“E papranueshme”: Gjermania, Britania e Spanja dalin kundër propozimit të Trumpit për Gazën

Gjermania, Britania, Franca, Spanja, Kina e disa shtete të tjera kanë dalë kundër propozimit të presidentit amerikan, Donald Trump, që ShBA-ja ta marrë përsipër Gazën dhe që popullsia e enklavës të zhvendoset diku tjetër. Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në një deklaratë tha: “Një zhvendosje e popullsisë civile palestineze nga Gaza jo vetëm […]

Gjermania, Britania, Franca, Spanja, Kina e disa shtete të tjera kanë dalë kundër propozimit të presidentit amerikan, Donald Trump, që ShBA-ja ta marrë përsipër Gazën dhe që popullsia e enklavës të zhvendoset diku tjetër.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në një deklaratë tha: “Një zhvendosje e popullsisë civile palestineze nga Gaza jo vetëm që do të ishte e papranueshme dhe kundër së drejtës ndërkombëtare. Kjo gjithashtu do të çonte në vuajtje të re dhe në urrejtje të re”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Kryediplomatja gjermane shtoi se nuk duhet të ketë një zgjidhje “mbi kokat e palestinezëve” dhe se e vetmja zgjidhje mbetet ajo me dy shtete.

Kundër propozimit të kreut të Shtëpisë së Bardhë doli edhe Mbretëria e Bashkuar. Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lamy, në një konferencë për gazetarë gjatë vizitës në Kiev të Ukrainës tha: “Ne gjithmonë kemi qenë shumë të qartë në besimin tonë se duhet të shohim dy shtete. Ne duhet t’i shohim palestinezët tek jetojnë dhe prosperojnë në atdhetë e tyre në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.”

Qëndrim të ngjashëm shprehu edhe Spanja. Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, tha: “Dua të jem shumë i qartë për këtë: Gaza është toka e palestinezëve të Gazës dhe ata duhet të qëndrojnë në Gaza.”

“Gaza është pjesë e shtetit të ardhshëm palestinez që Spanja e mbështet dhe duhet të bashkëekzistojë duke i garantuar mirëqenien dhe sigurinë e shtetit izraelit” – shtoi ai.

Më herët të mërkurën, gazeta “Nacionale” raportoi se kundër zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza kanë dalë edhe Arabia Saudite e Franca. Ditë më parë, qëndrim të njëjtë shprehu edhe Egjipti.

Të ngjashme
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit