Dhunohet për të katërtën herë nga dhjetëra persona vajza e mitur në Prishtinë, reagon RrGK

Dhunohet për të katërtën herë nga dhjetëra persona vajza e mitur në Prishtinë, reagon RrGK

Rrjeti i Grave të Kosovës në një reagim publik ka bërë të ditur se është dhunuar për të katërtën herë një vajzë e mitur në Prishtinë. Në reagimin e tyre thuhet se ky rast “na rikujton edhe një herë dështimet në mbrojtje dhe rehabilitim e reintegrim të viktimave të dhunës me bazë gjinore, veçanërisht në […]

Në reagimin e tyre thuhet se ky rast “na rikujton edhe një herë dështimet në mbrojtje dhe rehabilitim e reintegrim të viktimave të dhunës me bazë gjinore, veçanërisht në rastet e ndjeshme kur për viktimë janë vajzat e mitura”.

Rrjeti i Grave të Kosovës ka kërkuar nga institucionet relevante që kanë qenë të përfshira në këtë rast, të japin llogaridhënie për dështimin në mbrojtje dhe rehabilitim të të miturës.

“Për të katërtën herë, viktima e mitur, e njohur për shoqërinë si viktime e përdhunimit nga pesë burra në vitin 2022, është përdhunuar sërish. Kësaj radhe, përdhunues të saj janë mbi dhjetëra burra, prej të cilëve katër janë arrestuar me dyshimet për trafikim për qenie njerëzore. Ky rast na rikujton edhe një herë dështimet në mbrojtje dhe rehabilitim e reintegrim të viktimave të dhunës me bazë gjinore, veçanërisht në rastet e ndjeshme kur për viktimë janë vajzat e mitura”, thuhet në reagim.

Mes tjerash thuhet se e mitura ishte e njohur për Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë, institucion ky që ka për mandat të bëjë menaxhimin e rastit kur për viktimë janë të miturat/it.

“Ri-viktimizimi i së njëjtës, edhe pasi që ishte nën mbrojtjen e institucioneve vendore, dëshmon mos-efikasitetin e Qendrave për Punë Sociale në kryerjen e detyrave të tyre”, vijon reagimi.

Më tej thuhet se viktima, pas përjetimeve të dhunës seksuale në vitin 2022 për një kohë ka qëndruar në Strehimoren e Sigurisë së Lartë për Viktimat e Trafikimit (e vetmja strehimore nën menaxhimin e shtetit), ku edhe gjatë qëndrimit aty, ajo ishte përdhunuar, për këtë rast edhe RrGK pati reaguar, duke kërkuar llogaridhënie nga përfaqësuesit e strehimores.

RrGk kërkon urgjentisht: Të rishikohet plani i menaxhimit të rastit, dhe personi përgjegjës ne Qendrën për Punë Sociale të jap llogaridhënie për mos efikasitet të planit;

Të merret kujdestaria nga prindërit, të cilët po duket që nuk kanë aftësi ta mbrojnë fëmijën e tyre;

Policia dhe Prokuroria të arrestojnë të gjithë të përfshirët në këtë rast, dhe të njëjtit të marrin dënimet meritore nga Gjykata;

Në rast se rehabilitimi i të njejtës është sfidë për shtetin tonë, në mungesë të institucioneve relevante, të njëjtën ta dërgojnë jashtë vendit për trajtim të mirëfilltë dhe e njëjta të rikthehet në shoqëri e rehabilituar;

Urgjentisht të themelohet qendra për trajtimin e rasteve të dhunimeve seksuale, ashtu siç kërkon edhe Konventa e Stambollit dhe Protokolli Shtetëror për Trajtimin e Rasteve Seksuale (i hartuar nga RrGK në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë).

Gjithashtu, theksohet se “ky rast e rithekson edhe një herë rëndësinë e punës me qasjen me viktimën në qendër dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për trajtim të rasteve të dhunës me bazë gjinore”.

“Të miturit nuk mund të japin pëlqim për marrëdhënie seksuale, dhe çdo rast që çon atje përmes lajthitjes, mashtrimit, kërcënimit, shantazhit duhet të dënohet dhe të konsiderohet vepër penale, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Rrjeti i Grave të Kosovës është i hapur për të ndihmuar të gjitha viktimat e dhunës me baza gjinore, përmes këshillimit dhe ndihmës juridike falas në numrin +38348105800”, bëhet e ditur në reagim.

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik