Akuzat e Kurtit ndaj opozitës, Gorani: Njeriu që flet kështu e ka ndërmend të shndërrohet në opozitar

Analisti Dukagjin Gorani ka komentuar akuzat e pushtetit ndaj opozitës. Në emisionin “Pressing”, ai ka bërë me dije se paraqitja e VV-së në këtë fushatë zgjedhore ka qenë e pazakontë. Sipas tij, veprimet e kryeministrit kanë treguar se ai po del në opozitë. “Ajo që kisha muj me vrejt prej paraqitjes së partisë në pushtet […]
Analisti Dukagjin Gorani ka komentuar akuzat e pushtetit ndaj opozitës.
Në emisionin “Pressing”, ai ka bërë me dije se paraqitja e VV-së në këtë fushatë zgjedhore ka qenë e pazakontë.
Sipas tij, veprimet e kryeministrit kanë treguar se ai po del në opozitë.
“Ajo që kisha muj me vrejt prej paraqitjes së partisë në pushtet gjatë fushatës zgjedhore, është Për mua një dukuri e pazakontë. Për shkak të mungesës së programit, edhe për shkak të një diskursi që prej ditës së parë ka qenë akuzues, karshi kundërshtarëve ti e krijon përshtypjen që kjo parti dhe kryetari i saj është duke u bë gati me dal në opozitë. Fakti që nuk e sheh vetën në udhëheqjen katër vjet prej sodit duke e udhëheq vendin, fakti që prej ditës së parë sulmohen kundërshtarët ose si formë e pushteti aktual, që është absurde me qenë se ata janë opozitë, ose si formë e pushtetit të së nesërme, meqenëse kriteret ose standardet janë absurde që në fillim kanë qenë të pamundshme”, ka thënë ai, duke shtuar se veprimet e VV-së janë marrëzi.
“Një partia VV është dalë në zgjedhje si qeveri, që është marrëzi e llojit të vet. Nuk delet në zgjedhje me ministra, meqenëse ministrat e njëjtë nuk besoj që e ki ndërmend me i emërua. Ka qenë formë e improvizimit. Njeriu që flet qeshtu se ka ndërmend të jetë kryeministri, njeriu që flet kështu e ka ndërmend të shndërrohet në opozitar agresiv’”, është shprehur Gorani.











