Çka thuhet në raportin e Policisë në rastin ku vëllai dhe nipi i Halil Thaqit dyshohet se rrahën një qytetarë

Çka thuhet në raportin e Policisë në rastin ku vëllai dhe nipi i Halil Thaqit dyshohet se rrahën një qytetarë

Vëllai dhe nipi i Halil Thaqit kryetarit të Obiliqit nga Vetëvendosje janë dërguar në paraburgim pasi dyshohet se  kanë sulmuar mbrëmë një qytetar në fshatin Baimofc. Periskopi ka siguruar raportin e Policisë së Kosovës ku tregohet në detaje se si është sulmuar personi i cili sapo i ka mbushur 18 vjet. “Më 30.12.2025 rreth orës […]

Periskopi ka siguruar raportin e Policisë së Kosovës ku tregohet në detaje se si është sulmuar personi i cili sapo i ka mbushur 18 vjet.

“Më 30.12.2025 rreth orës 21.50 në stacionin policior në Obiliq është raportuar për një rast, rrahje, afër urës në fshatin Baimofc K. Obiliq. Menjëherë njësit policore kanë vazhduar në atë lokacion, më të arritur në lokacion në fjalë policia ka hasur personin Y. B i cili ka njoftuar se është sulmuar fizikisht dhe me një shufër bejsbolli dher një boks hekuri nga të dyshuarit E, Th, dhe babai i tij A. Th., derisa ka qenë në veturën e tij BMW në oborrin e shtëpisë së miqëve të tij në fshatin Baimofc. Ankuesi kishte lëndim të dukshëm në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit i cili është dërguar në QKUK-Emergjencë Prishtinë dhe vazhdon hospitalizimin dhe nuk është në gjendje të flas shkaku i lëndimeve në fytyrë”.

Kuse, i dyshuari A. Th ka marrë tretman mjekësor fillimisht në QKMF-Obiliq e pastaj edhe në QKUK pasi ka një lëndim në kokë.

“I dyshuari E.Th pas kërrkesës tonë është paraqitur në stacion së bashkë me avokatin mbrojtës, i njëjti në dëshminë e tij thotë së është provukuar nga viktima dhe se vetëm janë mbrojtur dhe nuk kanë përdorë mjete të forta në rrahje. Ndërsa,  i dyshuari A.Th.,  ka shfrytëzuar të drejtën e qëndrimit në heshtje”, thuhet në raport.

Sipas policisë të dytë të dyshuarit dërgohen në ndalim për 48 orë.

“Në lidhje me rastin njësia e hetimeve ka arrit të siguroj video incizimin në të cilat shihet komplet rrahja të cilat janë prezantuar prokurorit kujdestar K. B., i cili pas njoftimit na ka udhëzuar të iniciohet për veprën penale Lëndim i Lehtë Trupor sipas nenit 185 të KPRK-së dhe të dyshuarit me Aktvendim të dërgohen në ndalim për 48 orë”./Periskopi/

Vëllau dhe nipi i Halil Thaqit rrahin një person, përfundojnë në burg ( FOTO)

Të ngjashme
E rëndë në Fushë Kosovë: Vdes një person, dyshohet se u ngufat nga ushqimi

E rëndë në Fushë Kosovë: Vdes një person, dyshohet se u ngufat nga ushqimi

Tentim vrasje në Sheshin “Skënderbeu”, një person theret me thikë në shpinë

Tentim vrasje në Sheshin “Skënderbeu”, një person theret me thikë në shpinë

Tetë vjet pa Adem Demaçin

Tetë vjet pa Adem Demaçin

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Aksident në Zonën Industriale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar

Aksident në Zonën Industriale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar

Joshua paralajmëron Furyn pas fitores ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën

Joshua paralajmëron Furyn pas fitores ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën

Fluks i ulët në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta

Fluks i ulët në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta

Kosova mbetet e vetmja pa status kandidati për BE, aplikimi në pritje që nga viti 2022

Kosova mbetet e vetmja pa status kandidati për BE, aplikimi në pritje që nga viti 2022

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Kthehet Anthony Joshua, mposht Kristian Prengën në raundin e dytë

Kthehet Anthony Joshua, mposht Kristian Prengën në raundin e dytë

Momenti kur Anthony Joshua e nokautoi Kristian Prengën në raundin e dytë

Momenti kur Anthony Joshua e nokautoi Kristian Prengën në raundin e dytë

Makina hyn në turmën e njerëzve në Berlin, nuk dihet numri i të lënduarve

Makina hyn në turmën e njerëzve në Berlin, nuk dihet numri i të lënduarve

Të shtëna me armë zjarri në Laç të Shqipërisë, plagoset 22-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Laç të Shqipërisë, plagoset 22-vjeçari