Trump: Hapësira ajrore e Venezuelës duhet të konsiderohet e mbyllur

Trump: Hapësira ajrore e Venezuelës duhet të konsiderohet e mbyllur

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës duhet të konsiderohet e mbyllur. Ky paralajmërim i lëshuar më 29 nëntor shënon përshkallëzimin e fundit në mosmarrëveshjet mes Trumpit dhe Nicolas Maduros të Venezuelës. “Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore”, shkroi Trump në rrjetin […]

Ky paralajmërim i lëshuar më 29 nëntor shënon përshkallëzimin e fundit në mosmarrëveshjet mes Trumpit dhe Nicolas Maduros të Venezuelës.

“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social, “ju lutem konsiderojeni HAPËSIRËN AJRORE MBI DHE PËRRETH VENEZUELËS SI TË MBYLLUR PLOTËSISHT”.

Presidenti amerikan nuk dha detaje të tjera për këtë çështje.

Deklarata vjen në kohën kur administrata e Trumpit po e shton presionin ndaj Venezuelës me një dislokim të madh ushtarak në Karaibe, që përfshin aeroplanmbajtësen më të madhe në botë.

Uashingtoni thotë se synimi është frenimi i trafikut të drogës, por Karakasi këmbëngul se qëllimi përfundimtar është ndryshimi i regjimit në Venezuelë.

Forcat amerikane kanë kryer sulme kundër më shumë se 20 anijeve të dyshuara për kontrabandë droge nga Venezuela në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor që nga fillimi i shtatorit, duke vrarë më shumë se 80 persona.

Tensionet rajonale janë rritur si rezultat i fushatës dhe dislokimit ushtarak.

The New York Times raportoi të premten se dy udhëheqësit kishin folur me telefon javën e kaluar dhe kishin diskutuar për një takim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara.

Raportimet për bisedën telefonike midis Trumpit dhe Maduros doli një ditë pasi presidenti amerikan tha se së shpejti do të nisin operacionet tokësore për të ndaluar trafikun e drogës nga Venezuela, duke rritur edhe më shumë tensionet me Karakasin./Periskopi/

Të ngjashme
Trump: ShBA vrau liderin e bandës venezueliane në një sulm ajror

Trump: ShBA vrau liderin e bandës venezueliane në një sulm ajror

Ky është parashikimi i motit për sot

Ky është parashikimi i motit për sot

Shkrumbohet banesa në Vlorë, alarmohen banorët

Shkrumbohet banesa në Vlorë, alarmohen banorët

Begaj thotë se ish-krerët e UÇK-së po përballen me “padrejtësi të madhe historike”

Begaj thotë se ish-krerët e UÇK-së po përballen me “padrejtësi të madhe historike”

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Gazi amerikan – Hasani: Kurti s’e pranon për ta mundësuar vjedhjen në sektorin e energjisë

Gazi amerikan – Hasani: Kurti s’e pranon për ta mundësuar vjedhjen në sektorin e energjisë

E rrallë: Trumpi e shpërndan postimin e ministrit iranian, duket se pajtohet me fjalët e tij

E rrallë: Trumpi e shpërndan postimin e ministrit iranian, duket se pajtohet me fjalët e tij

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Begaj në Prishtinë: Shqipëria mbështetje e pakushtëzuar për Kosovën

Begaj në Prishtinë: Shqipëria mbështetje e pakushtëzuar për Kosovën

Vdes motra e heronjve, Fahri e Bahri Fazliu

Vdes motra e heronjve, Fahri e Bahri Fazliu

Deputeti gjerman në Bundestag kërkon kapjen e Radojiçiqit: Ende i lirë në Serbi

Deputeti gjerman në Bundestag kërkon kapjen e Radojiçiqit: Ende i lirë në Serbi

Hasani: Kurti e ka jetike kapjen e prokurorisë për t’i mbyllur rastet ndaj ministrave të tij

Hasani: Kurti e ka jetike kapjen e prokurorisë për t’i mbyllur rastet ndaj ministrave të tij

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime