Trump: ShBA vrau liderin e bandës venezueliane në një sulm ajror

Trump: ShBA vrau liderin e bandës venezueliane në një sulm ajror

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se ushtria amerikane ka vrarë Hector Rusthenford Guerrero Flores, i njohur si “Nino Guerrero”, liderin e organizatës kriminale venezueliane Tren de Aragua, në një sulm ajror të koordinuar me autoritetet venezueliane.


“Nën urdhrat e mi, Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara kreu një sulm të shpejtë dhe vdekjeprurës, duke eliminuar me sukses Nino Guerrero-n”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Guerrero Flores ishte lideri për shumë vite i Tren de Aragua, një prej organizatave kriminale më famëkeqe në Amerikën Latine dhe një nga objektivat kryesore të administratës Trump.

Uashingtoni, siç shkruan BBC, e ka shpallur këtë grup si organizatë terroriste të huaj dhe e akuzon për aktivitete kriminale ndërkombëtare, përfshirë trafik droge, trafikim njerëzish dhe krime të tjera të rënda.

Trump publikoi gjithashtu pamje që pretendohet se tregojnë momentin e sulmit, ku shihet një ndërtesë që goditet dhe shpërthen. Ai theksoi se operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet venezueliane.

Edhe autoritetet e Venezuelës konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në atë që e përshkruan si një “operacion të përbashkët” kundër elementëve kriminalë.

Nino Guerrero konsiderohej një nga kriminelët më të kërkuar në Amerikën Latine dhe ishte përballur me akuza në ShBA për terrorizëm, trafik droge dhe krim të organizuar.

Të ngjashme
‘KFOR and Kosovo+25’ dokumenton paqen me fotografi

‘KFOR and Kosovo+25’ dokumenton paqen me fotografi

Fenomeni klimatik ‘El Niño’, OBSH publikon plan të ri kundër vapës ekstreme

Fenomeni klimatik ‘El Niño’, OBSH publikon plan të ri kundër vapës ekstreme

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

KQZ përditëson të dhënat e fundit – Numërohen mbi 92% të votave, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

KQZ përditëson të dhënat e fundit – Numërohen mbi 92% të votave, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Ky është parashikimi i motit për sot

Ky është parashikimi i motit për sot

Shkrumbohet banesa në Vlorë, alarmohen banorët

Shkrumbohet banesa në Vlorë, alarmohen banorët

Begaj thotë se ish-krerët e UÇK-së po përballen me “padrejtësi të madhe historike”

Begaj thotë se ish-krerët e UÇK-së po përballen me “padrejtësi të madhe historike”

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Gazi amerikan – Hasani: Kurti s’e pranon për ta mundësuar vjedhjen në sektorin e energjisë

Gazi amerikan – Hasani: Kurti s’e pranon për ta mundësuar vjedhjen në sektorin e energjisë

E rrallë: Trumpi e shpërndan postimin e ministrit iranian, duket se pajtohet me fjalët e tij

E rrallë: Trumpi e shpërndan postimin e ministrit iranian, duket se pajtohet me fjalët e tij

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Begaj në Prishtinë: Shqipëria mbështetje e pakushtëzuar për Kosovën

Begaj në Prishtinë: Shqipëria mbështetje e pakushtëzuar për Kosovën

0:000:00