Reagon LDK dënon sjelljen e Xhelal Sveçlës ndaj një aktivisti: Veprim i papranueshëm dhe kërcënues

Reagon LDK dënon sjelljen e Xhelal Sveçlës ndaj një aktivisti: Veprim i papranueshëm dhe kërcënues

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj një rasti që përfshin deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, i cili, sipas partisë, ka pasur një sjellje “arrogante dhe kërcënuese” ndaj një aktivisti të LDK-së. Në reagimin e publikuar nga nënkryetari i LDK-së, Besian Mustafa, thuhet se Sveçla e ka ndaluar dhe fotografuar aktivistin “pa pëlqimin […]

Në reagimin e publikuar nga nënkryetari i LDK-së, Besian Mustafa, thuhet se Sveçla e ka ndaluar dhe fotografuar aktivistin “pa pëlqimin e tij”, gjë që sipas partisë përbën shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër sjelljen e papranueshme, arrogante dhe kërcënuese të deputetit Xhelal Sveçla ndaj një aktivisti tonë, i cili po qëndronte qetësisht në trotuar. Përveç tjerash ka ndaluar atë dhe e ka fotografuar pa pëlqimin e tij, veprim ky i ndaluar me ligj dhe përbën shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve,” thuhet në reagim.Sipas LDK-së, ky veprim tregon “panikun dhe humbjen e kontrollit politik” të atyre që, siç thuhet, “kanë keqpërdorur për vite institucionet e shtetit”.“Një reagim i tillë, i shoqëruar me tone agresive dhe sjellje denigruese, është shenjë e qartë e panikut dhe humbjes së kontrollit politik të atyre që për vite kanë keqpërdorur institucionet e shtetit, e sot ndjehen të zhveshur nga mbështetja qytetare. Përballë qytetarëve dhe simboleve tona, z. Sveçla ka zgjedhur arrogancën në vend të maturisë, kërcënimin në vend të kulturës demokratike,” thekson LDK-ja.

Gjithashtu, LDK kërkon nga institucionet që të sigurojnë një ambient të qetë dhe të sigurt gjatë procesit zgjedhor.

“I bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të sigurojnë një mjedis të qetë, të sigurt dhe dinjitoz për të gjithë qytetarët gjatë këtij procesi zgjedhor. LDK-ja mbetet e përkushtuar ndaj respektit, kulturës demokratike dhe standardeve që e kanë ndërtuar këtë vend,” thuhet më tej në reagim.

Postimi i plotë:

Të ngjashme
Listat në Serbi për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Sopi: Mos kaloni në territorin serb

Listat në Serbi për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Sopi: Mos kaloni në territorin serb

Sot u jepet lamtumira e fundit tre vushtrriasve që vdiqën në aksident në Maqedoninë e Veriut

Sot u jepet lamtumira e fundit tre vushtrriasve që vdiqën në aksident në Maqedoninë e Veriut

Dramë në një hotel në Spanjë, mbi 60 turistë përfundojnë në spital pas helmimit me gaz

Dramë në një hotel në Spanjë, mbi 60 turistë përfundojnë në spital pas helmimit me gaz

Tragjike: 3-vjeçari humb jetën pasi ra në një pellg uji

Tragjike: 3-vjeçari humb jetën pasi ra në një pellg uji

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Rrahmani me fjalë të mëdha për Allegrin

Rrahmani me fjalë të mëdha për Allegrin

Bilanc tragjik në rrugët e Kosovës, aksidentohet për vdekje 52-vjeçari në Suharekë

Bilanc tragjik në rrugët e Kosovës, aksidentohet për vdekje 52-vjeçari në Suharekë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

“Ishin fshehur në paleta bananesh” – Kapet kokainë në Itali, brenda pakove flamuri serb

“Ishin fshehur në paleta bananesh” – Kapet kokainë në Itali, brenda pakove flamuri serb

LVV thotë se s’ka unitet për Vjosa Osmanin presidente: I kemi disa emra konsensualë

LVV thotë se s’ka unitet për Vjosa Osmanin presidente: I kemi disa emra konsensualë

Këshilltarja e Sekretarit të OKB-së dhe një zyrtar i lartë i Këshillit të Evropës shpërndajnë artikullin kritik për Gjykatën Speciale

Këshilltarja e Sekretarit të OKB-së dhe një zyrtar i lartë i Këshillit të Evropës shpërndajnë artikullin kritik për Gjykatën Speciale

OVL-UÇK kujton dëshmorët e rënë në korrik: Sakrifica e tyre është amanet për brezat

OVL-UÇK kujton dëshmorët e rënë në korrik: Sakrifica e tyre është amanet për brezat

Bagerët në Ujman, pamje nga prishja e 11 vikendicave në Veri

Bagerët në Ujman, pamje nga prishja e 11 vikendicave në Veri