MPJD konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës nga Serbia, kërkon veprimin e Bashkësisë Ndërkombëtare

MPJD konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës nga Serbia, kërkon veprimin e Bashkësisë Ndërkombëtare

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar arrestimin e shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, nga autoritetet e Serbisë.  MPJD ka bërë me dije se është dërguar tashmë notë verbale te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, teksa i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë vigjilencën dhe presionin […]

MPJD ka bërë me dije se është dërguar tashmë notë verbale te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, teksa i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë vigjilencën dhe presionin ndaj autoriteteve të Serbisë.

Në njojftim thuhet se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës të personit të arrestuar, sapo të konfirmohet lokacioni i saktë ku ai po mbahet.

“Paralelisht, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi e ka njoftuar për rastin edhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, duke kërkuar monitorim të shtuar dhe transparencë të plotë nga autoritetet serbe në lidhje me procedurat e ndërmarra. Gjithashtu është dërguar tashmë notë verbale te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës.

Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës të personit të arrestuar, sapo të konfirmohet lokacioni i saktë ku ai po mbahet. MPJD rithekson angazhimin e saj të plotë dhe të pandërprerë për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit dhe siguron se opinioni publik do të informohet me kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme për të gjitha zhvillimet”, thuhet në reagim./Periskopi/

Të ngjashme
‘KFOR and Kosovo+25’ dokumenton paqen me fotografi

‘KFOR and Kosovo+25’ dokumenton paqen me fotografi

Fenomeni klimatik ‘El Niño’, OBSH publikon plan të ri kundër vapës ekstreme

Fenomeni klimatik ‘El Niño’, OBSH publikon plan të ri kundër vapës ekstreme

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

KQZ përditëson të dhënat e fundit – Numërohen mbi 92% të votave, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

KQZ përditëson të dhënat e fundit – Numërohen mbi 92% të votave, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Trump: ShBA vrau liderin e bandës venezueliane në një sulm ajror

Trump: ShBA vrau liderin e bandës venezueliane në një sulm ajror

Ky është parashikimi i motit për sot

Ky është parashikimi i motit për sot

Shkrumbohet banesa në Vlorë, alarmohen banorët

Shkrumbohet banesa në Vlorë, alarmohen banorët

Begaj thotë se ish-krerët e UÇK-së po përballen me “padrejtësi të madhe historike”

Begaj thotë se ish-krerët e UÇK-së po përballen me “padrejtësi të madhe historike”

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Gazi amerikan – Hasani: Kurti s’e pranon për ta mundësuar vjedhjen në sektorin e energjisë

Gazi amerikan – Hasani: Kurti s’e pranon për ta mundësuar vjedhjen në sektorin e energjisë

E rrallë: Trumpi e shpërndan postimin e ministrit iranian, duket se pajtohet me fjalët e tij

E rrallë: Trumpi e shpërndan postimin e ministrit iranian, duket se pajtohet me fjalët e tij

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Begaj në Prishtinë: Shqipëria mbështetje e pakushtëzuar për Kosovën

Begaj në Prishtinë: Shqipëria mbështetje e pakushtëzuar për Kosovën