“Një mur i gjallë mes shtyllave” – Aro Muric, siguria e Kosovës në rrugën drejt Kampionatit Botëror

“Një mur i gjallë mes shtyllave” – Aro Muric, siguria e Kosovës në rrugën drejt Kampionatit Botëror

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric, po kalon një formë të shkëlqyer dhe është shndërruar në një prej faktorëve kryesorë të rezultateve pozitive që kanë shoqëruar ekipin kombëtar në tre ndeshjet e fundit. Në tri ndeshjet e fundit, 25-vjeçari ka qenë vendimtar, duke ruajtur portën e paprekur dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në ecurinë pozitive […]

Në tri ndeshjet e fundit, 25-vjeçari ka qenë vendimtar, duke ruajtur portën e paprekur dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në ecurinë pozitive të Dardanëve.

Kosova triumfoi 2-0 ndaj Suedisë në Prishtinë, ku Muric u dallua me pritjet e tij të sigurta dhe mori notën 7,7.

Në sfidën pasuese, barazimi 0-0 kundër Sllovenisë, portieri i Sassuolos ishte përsëri në qendër të vëmendjes me ndërhyrje vendimtare që i dhanë skuadrës një pikë të vlefshme, derisa ai mori notën 7,5.

Performanca e tij kulmoi në fitoren historike 1-0 në udhëtim ndaj Suedisë, ku Muric regjistroi disa super pritje që siguruan një nga sukseset më të mëdha të Kosovës në ndeshjet kualifikuese derisa në fund ishte portieri më i vlerësuar me notën 8,2.

Me qetësinë, refleksin dhe komunikimin e tij me mbrojtjen, ai ka krijuar stabilitet të plotë në prapavijë dhe është shndërruar në garanci të padiskutueshme për përzgjedhësin Franco Foda.

Falë formës së tij të lartë, Kosova ka fituar besim të ri në mbrojtje dhe vazhdon të ëndërrojë për një vend në Kampionatin Botëror 2026, shkruan Telegrafi, transmeton Periskopi.

Aro Muric po vërteton se është më shumë se një portier, ai është një mur i gjallë mes shtyllave, simbol i sigurisë dhe vendosmërisë së Dardanëve.

Shtatlarti nuk ka treguar formë të shkëlqyer vetëm me Kosovën, por edhe me Sassuolon në Serie A. Disa ditë para grumbullimit me Kosovën, Muric u vlerësua me notën 10 në paraqitjen ndaj Hellas Veronës, derisa nota të larta mori edhe ndaj Udineses (7,2), Interit (7,6) dhe Lazios (7,7).

Kosova është në rrugë të mirë për të siguruar të paktën ‘Play-Off’-in për Kampionatin Botërorë, derisa ka gjasa ende edhe për pozitën e parë.

Muric ka treguar klas në ndeshjet e fundit, pjekuri shumë më të madhe dhe me plot të drejtë ai është lideri i ri i Kosovës në prapavijë.

Fatkeqësisht Aro do t’i mungojë Dardanëve në ndeshjen e ardhshme ndaj Sllovenisë shkaku i kartonëve, por ai do të rikthehet në portë ndaj Zvicrës me një qëllim të qartë: ta mbajë portën e paprekur ndaj vendit ku u lind dhe u rrit dhe ta dërgojë Kosovën në Kampionatin Botërorë./Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova