Zidane, favorit absolut për selektor të Francës

Zidane, favorit absolut për selektor të Francës

Zinedine Zidane lidhet me një rikthim në futboll afro katër vjet pas ndeshjes së tij të fundit. “Zizou” e mbylli eksperiencën e dytë me Real Madridin në vitin 2021 pasi dështoi të fitonte trofe në sezonin e fundit në “Santiago Bernabeu”. Mesfushori legjendar e kishte fituar tri herë radhazi titullin e Ligës së Kampionëve me […]

“Zizou” e mbylli eksperiencën e dytë me Real Madridin në vitin 2021 pasi dështoi të fitonte trofe në sezonin e fundit në “Santiago Bernabeu”.

Mesfushori legjendar e kishte fituar tri herë radhazi titullin e Ligës së Kampionëve me Realin në eksperiencën e tij të parë, ndërsa e kishte ngritur lart edhe trofeun e La Ligas, në vitet 2017 e 2020, shkruan “Express”.

Ai lidhej me shumë kalime të mundshme në klube evropiane nga ajo kohë, ndërsa ishte favorit për ta zëvendësuar Erik ten Hagun në Manchester United.

Sidoqoftë, Djajtë e Kuq” preferuan në fund të shkojnë me trajnerin Ruben Amorim nga Sporting Lisbona.

Sidoqoftë, mediat franceze raportojnë se Zidane është më afër se kurrë më parë që t’i kthehet menaxhimit në futboll, por jo në nivel klubesh.

“Le Parisien” raporton se ish-futbollisti i Juventusit e Real Madridit është favorit për ta marrë pozitën e Didier Deschamps si selektor i Kombëtares së Francës.

Ideja është që Zidane ta zëvendësojë Deshampsin pas Kupës së Botës 2026, ndërsa mediumi “L’Equipe” raporton se trajneri aktual do ta mbajë sot një konferencë për shtyp për ta zbuluar vendimin që të largohet nga “Trekolorët” pas garës që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada e në Meksikë vitin e ardhshëm.

Deschamps e kishte marrë në dorë Kombëtaren që nga viti 2012 dhe është njëri prej selektorëve më të suksesshëm në histori të Francës, duke u bërë vetëm trajneri i tretë që e fiton Kupën e Botës, si lojtar dhe si trajner.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova